Reagon gruaja e ish-deputetit të PD: Ku ishe ti Jozefinë dhe ti Majlindë kur mua, femrën e parë në krye të policisë më hoqën nga puna?
Anila Rumano Hoxha ish- zv. drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me anë të një statusi në rrjetet sociale ka folur me tone të ashpëra kundrejt Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut duke u thënë që tani që u lajnë jashtë listave po e ngejnë zërin për vetën e tyre, por në momenti që ajo u shkarkua nga detyra ata nuk e ngritën zërin.
Statusi i saj
Unë dhe Jozefina,
Miqtë dhe mikeshat e mia, po reagoj me këtë status sepse jam e bindur që si unë, shumë nga ju duke parë anonçimet në tv, lajmet , portalet e ndryshme në fb etj keni folur dhe protestuar në veten tuaj.
Shumë nga të “rëndësishmet/it” sot kanë shpërthyer në zemëratë të madhe sepse nuk kanë më mundësi të gëzojnë këtë status pasi janë përjashtuar nga të shkretat “lista” kandidatësh për deputet.
Të gjithë pa dashur jemi të ndikuar politikisht kush më shumë e kush më pak sepse natë e ditë politik dëgjojmë.
Unë, sot e kam me femrat, sepse me fjalë të mëdha ose të vogla ato janë shumë të rëndësishme kudo, majtas, djathtas dhe qendër për politikën, në shtëpi, në treg, mësuesi, polici e shumë e profesione të tjera.
Unë sot e kam me Jozefinën jo me Majlinda Bregun.
Jozefine,
ti ke qenë e “rëndësishme”, “Grua e hekurt”, thonë aty ku ishe, por dhe une kam qenë e ”rëndësishme” dhe “ grua e forte” aty ku isha, në pozicionin tim si Zv Drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonë edhe për mua.
Unë nuk jam si ty… E di pse?
Sepse Qeveria në atë kohë më emëroi në atë detyrë dhe unë u mundova të punoja sipas kërkesave të Ligjeve që normojnë punën në Policinë e Shtetit.
Kur Qeveria Rama më flaku në rrugë në mënyrë të jashtëligjshme Ti, Ti nuk e ngrite zërin për mua, për femrën e parë dhe të vetme në ate funksion në 100 vite të Shtetit Shqiptar.
Ti, nuk mbrojte një femër, që kurrë në asnjë moment nuk shkeli Ligjin dhe pati guxim ti thoshte shumë të vërteta ish ministrit të dështuar Sajmir Tahiri , kur shumë kolege të mi që JU i vlerësonit për “burra”, dhanë dorëheqje në shenjë mungese kurajoje për të mbrojtur punën e tyre.
Unë nuk e bera këtë.
Unë nuk kisha foltore në dispozicion dhe nuk bëja sherr për gjëra të papranueshme për ata që ju kanë votuar, ama Ti, e kishe të thjeshtë për të folur për shumë nga NE që sot janë në shtëpi padrejtësisht.
Unë nuk jam si ty Jozefine… E di pse?
Sepse unë njoh Ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin tim shkova në Gjykatë deri në atë të Lartë dhe i fitova te gjitha shkallët. Pse? Sepse nuk kam shkelur Ligjin ndërsa ju “ të rëndësishmit” e djeshëm dhe këta të sotmit, keni dhe “Maliqin”.
Prapë dhe sot, unë jam në shtëpi dhe nuk mi japin të drejtat e profesionit, asgjë më tepër nuk kam kërkuar, ndërsa Ti dhe Majlinda(tani po merrem dhe me të) i keni mundësitë të riktheheni në profesionin tuaj të mëparshëm.
Boll Jozefine,
përkrahjen dhe simpatinë e njerëzve për ty mos e përdor keq, sepse “Partia jote dhe e imja” nuk ka filluar të bjerë sot kur drejtohet nga Republikani i Ri, por që kur drejtoje ti dhe Majlinda në Republikën e Vjeter, dhe ti e di mirë, ama shumë mirë këtë GJE.
E ke ditur dhe atëher në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kur shumë kolegë të tu u hoqën nga listat dhe u hodhën në rrugë, përse? Ti prapë nuk fole…
A kishe një përgjigje?
Sot pse proteston?…
Boll Jozefine,
Ti, Majlinda dhe të tjerët si ty ,të “përjashtuarit”.
Sot nuk duhet të flitet me mllef.
Sot nuk bëhet analizë, nuk bëhet thirrje kundër Kryetarit.
Sot detyrimet ndaj Partisë Demokratike janë më shumë se kurrë.
Ti dhe Majlinda duhet të “sakrifikoni” këtë muaj, HESHTNI, sepse kjo që ju kërkohet është shumë pak.
Mos u bëni Ju femra “të rëndësishme” ndër shkaktarët dhe shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet elektorale.