Vili Minarolli: PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i Demokratëve të Shqipërisë
Ka dy ditë që pas publikimit të listës të kandidatëve për deputetë të PD, që po ndodh një precedent. Disa nga ata që nuk u përfshinë në listën janë të pakënaqur. Deri këtu gjithçka është normale dhe njerëzore. E pa mendueshmja është t’i kundërvihesh partisë për të cilin ke qënë përfaqësues i lartë, pikërisht në atë moment kur çdo demokrat është angazhuar për ta kurorëzuar fushatën elektorale me fitoren e partisë. Pas kësaj asnjë nga ata që sot çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik, nuk mund të pretendojë ta quajë veten qoftë edhe antar të thjeshtë.
PDSH nuk është kryetari saj, që në këtë moment është L.Basha, i zgjedhur me shumicë nga antarësia e saj. Ata që nuk e donin si kryetar e shprehën vullnetin e tyre me votë. Këtu mbarojnë kënaqësitë dhe pakënaqësitë. Kryetari i partisë, me listën e prezantuar ka vënë një bast me demokratët.Po nuk e fitoi bastin, ai e ka të përcaktuar rrugën e tij. Vetëm pas datës 25 qershor. Kujt nuk i pritet, le të kërkojë privilegje tek kundërshtarët politikë i PDSH dhe i siguroj se asnjë demokrat nuk do i pranoj. Përvoja e kaluar ëshë një mësim me vlerë.
PDSH nuk është pronë as e kryetarit dhe as e atyre që zgjidhen në drejtim të strukturave dhe si përfaaqësues politikë të saj. PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i qindra e mijrave antarë e simpatizantë të saj që i japin frymë nga fryma e tyre, pa pretenduar për poste dhe privilegje. Të zgjedhurit në poste drejtuese të strukturave, apo pozicionet politike, para se të jetë meritë e tyre, është vlerësim dhe përgjegjësi ndaj zgjedhësve.
Kryetari L.Basha nuk veproi ndryshe nga ç’ka vepruar paraardhësi i tij apo homologët në partitë e tjera të skenës politike shqiptare.Por nga ajo që kujtoj është se disa nga këta të pakënaqurit janë mësuar me poste dhe privilegje të dhuruara dhe tani u është krijuar bindja se janë të pazëvëndësueshëm. Mos u habisni kur ju them se morën poste drejtuese në PDSH, u bënë deputetë e ministra pa milituar asnjë ditë as si antarë të thjeshtë e madje pa qënë as antarë.Modelin nuk e krijoi L.Basha.Por modeli nuk u kundërshtua aq më shumë nga këta që sot po bëjnë lojën e kundërshtarit. Por tani u mërzitën se u erdhi rradha e tyre. Dhe po e godasin pas shpine atë që i dha emër dhe vlerë shoqërore PDSH.Ju e shikoni vetë. Me ç’farë po merret kundërshtari në këtë fushatë, pasi i konsumoi mashtrimet në fushatën e kaluar dhe nuk bëri asgjë gjatë katër viteve? Sot bëri një deklatarë një ish drejtues i PDSH, nesër lideri i PS do merret pikërisht me këtë deklaratë.
Sot është koha e provës. Kush e do PDSH e ka vendin në fushatë, të bëjë atë që mund ta bëjë më mirë në fushatë. Ka kohë për t’u marrë me veten tonë, janë vetëm pas disa ditë..