Basha nga Gjirokastra, thirrje qytetarëve: Hidhuani në fytyrë teserën e LSI
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Gjirokastra ka përsëritur thirrjen e tij për të dalë në një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama. Shefi i opozitës ndodhet atje për të prezantuar kandidatë për deputetë në këtë rreth, ku është shprehur optimist se do të dalë fitues në këto zgjedhje.
“Edin Ramën do ta mundim me votë, ku premtoi 300 mijë vende pune dhe nuk hapi asnjë. Hidhjani në fytyrë kartat me 25 qershor. Me 25 qershor ata do të jenë njeherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. Bëhuni njerëz të lirë, bashkohuni me PD dhe me Lulzim Bashën.
Është koha t’i bëjmë thirrje çdo qytetari dhe qytetareje që janë skllavëruar me teserat e LSI dhe partive të tjera të pazarit të vjetër. Hidhjani në fytyrë në 25 qershor, nuk do të keni më nevojë. Në 25 qershor ata do të jenë njëherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. Republika e vjetër do shembet, hidhuani në fytyrë teserat, bëhuni njerëz të lirë, bashkohuni me PD dhe Bashën.
Kështu e duan shtetin këta. Edi Rama ndihet i fortë për sa kohë ai është i fortë. Ilir Meta është në rregull për sa kohë ka në rregull pazarin. Po të ftoj këtu nga Çerçiz Topulli në debat Televiziv eja dhe tregoju shqiptarëve që kanë pyetje për ty dhe për mua. Eja dhe të na pyesin shqiptarët. Kam 48 orë që po të thirrje në debat, caktojmë ditën vendi, pa teatër kukullash pa batuta por me fakte konkrete”, tha Basha.