Hoqi dorë nga zgjedhjet, Dokumenti zbulon të shkuarën në Sigurim të kreut të PD në Shkodër
Pas tërheqjes nga gara e kandidatit të PD-së Ramiz Çobaj, është publikuar një dokument, ku thuhet se Çobaj ishte një punonjës i Sigurimit të Shtetit. Dokumenti është publikuar nga “Balkanweb”, ku thuhet se Çobaj bashkë me një tjetër oficer drejtimi japin informacione për situatën në qendrën e votimit ku kandidonte për deputet Ramiz Alia, në mars të 1991. Në këtë dokument thuhet që persona të paidentifikuar ishin gati të sulmonin qendrën e votimit në rast se shpallej fitues Ramiz Alia. Kështu, këshillohej që zona elektorale Nr. 218 të ruhej derisa të përfundonte procesi i votimit.
Please follow and like us: