Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ hedh shortin e fletës së votimit, Sfida për Shqipërinë me nr.4

Në KQZ është hedhur shorti i përcaktimit të renditjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit. Lista do të nis me LSI-në. Lista do të mbyllet me partinë LIBRA të Ben Blushit. Ajo që shihet nga shorti është që në vendin e dytë në listë do të renditet Partia Socialiste, në vendin e katërt  SFIDA PËR SHIPËRINË që përfaqësohet nga Gjergj Bojaxhiu, ndërsa Partia Demokratike do të renditet në vendin e gjashtë. Në ndryshim nga lista e Partive për zgjedhjet e 18 qershorit është shtimi i vetëm 3 partive të tjera, pra nga 15 kanë shkuar në 18 parti.

RENDITJA E PLOTË: 

  1. LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM, parti e vjetër,  numri (1) në fletë e votimit
  2. PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË, parti e vjetër,                  (2)
  3. PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE, parti e vjetër,                        (3)
  4. SFIDA PËR SHIPËRINË, alternativë e re                               (4)
  5. PARTIA REPUBLIKANE, parti e vjetër,                                          (5)
  6. PARTIA DEMOKRATIKE                                                                   (6)
  7. BASHKIMI DEMOKRISTIAN KOMBËTAR, parti e vjetër,          (7)
  8. ALEANCA DEMOKRISTIANE, parti e vjetër,                                 (8)
  9. PARTIA SOCIAL DEMOKRATE, parti e vjetër,                             (9)
  10. PARTIA ALEANCA DEMOKRATIKE, parti e vjetër,                     (10)
  11. PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE                                         (11)
  12. PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE, parti e vjetër,                         (12)
  13. PARTIA DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET,                            (13)
  14. ALEANCA ARBNORE KOMBËTARE, parti e vjetër,                      (14)
  15. MINORITETI GREK PËR TË ARDHMEN,                                      (15)
  16. PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË, parti e vjetër,                 (16)
  17. ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI,                                       (17)
  18. LISTA E BARABARTË, alternativë e re,                                          (18)

Nëse doni të mashtroheni si 27 vjet me radhë dhe të merrni arratinë larg Shqipërisë, keni plot parti të vjetra, nesë nuk doni të jetoni si skllevër në kohët moderne mendohuni pak për alternativat e reja.

Please follow and like us: