Albspirit

Media/News/Publishing

Melania Trump si Jacqueline Kennedy

 

“Melania Trump si Jacqueline Kennedy”. Krahasimin e zonjës së parë, me gruan e John Kennedy, e bën “New York Times”, një prej gazetave tradicionalisht më kritike ndaj presidentit amerikan.

Vlerësimi, i pari që prej zgjedhjes së bashkëshortit të saj president, erdhi pas udhëtimit të parë të Donald Trump jashtë kufijve. E përditshmja ndalet veçanërisht tek eleganca e Melanias.

‘Gjatë qëndrimit jashtë vendit, që zgjati në total 9 ditë, Melania Trump nxiti reagime të shumta, pothuajse duke e eklipsuar të shoqin, veçanërisht kur takuan Papa Françeskun’-shkruan “New York Times”.

Gazeta kujton se në vitin 1961, John Fitzgerald Kennedy vizitoi kryeqytetin francez dhe zonja e parë luajti një rol aq të rëndësishëm sa i përket imazhit, sa Kennedy duke bërë shaka, e quajti veten si burri që shoqëroi Jacqueline-n në Paris.

Pikërisht si zonja Kennedy, vazhdon më tej gazeta, Melania spikati në tokë të huaj për stilin e veshjes. “Edhe pse nuk ishte protagoniste e këtij udhëtimi, një rol që mund ta mbante vetëm Donald Trump, zonja e parë ishte një prej personazheve më intrigues, gjithnjë shumë trendi, me një garderobë glamour, që befasoi edhe emrat më në zë të botës së modës’, shkruan e përditshmja.

Edhe vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ia kurseu vlerësimet bashkëshortes, duke thënë në Siçili se Shtetet e Bashkuara nuk mund të kishin një përfaqësuese më të mirë se ajo.

 

Please follow and like us: