Sadik Bejko: Poezi kaq të thjeshta kanë të ndryrë mesazhe të mëdha
Ndonjëherë poezi kaq të thjeshta kanë të ndryrë mesazhe të mëdha. Nuk e teproj, ose dhe mundet e teproj pak, por në të njëjtën kohë ngul këmbë që jam shumë serioz në këtë që po ju them më poshtë: Poezi të tilla duhen shkruar në sheshet e qyteteve, në stacionet e autobuzave, në vendqëndrimet e taksive, në limane ku ndërrohen pasagjerët e trageteve, etj kudo ku ka grumbullime publike të atyre që janë në lëvizje.
IZET SHEHU: Mos e mallko…
Mos e mallko shpresën e tharë,
Mos i mallko ëndrrat e verdha,
Të marrit mos i thuaj i marrë,
Fluturat mos i qorto pse i vërtit era.
Mos u ngazëllo kur shpërthen jargavani,
Kur zhvishen sërish mos u trishto!
Një kumbull e kaltër në hiroglifet e ajrit,
Diç do të thotë, por s’e thënka dot.
Mos e mallko fatin e paracaktuar,
Bindu shkrimit mos u tundo nga mosbindja.