Albspirit

Media/News/Publishing

“2% taksë për pagat deri në 60.000 lekë”, Gjergj Bojaxhi shpalos programin e “Sfidës” për ekonominë

Gjergj Bojaxhi ka shpalosur së fundmi programin e “Sfidës” për ekonominë e vendit, i formësuar në një program që do të titullohet “Për ekonominë e individit”. Në një takim me banorët e Tiranës, duke hedhur përgjegjësinë mbi “administratorët e këqij të parave të shqiptarëve”, ai prezantoi programin.

“Pas 25 vitesh, ekonomia vazhdon të mbetet problemi kryesor për shqiptarët. Këta politikane, në vend që të rregullonin taksat e mirëqenien e shqiptarëve, u morën me tendera e konçensione për vete,” tha ai. Ne besojmë se ka ardhur koha për të ndërruar këtë rrjet politikanësh që kanë treguar se janë administratori më i keq i parave tona këto 25 vite. Duhet një model i ri politik që synon të nxisë profesionistët të ecin përpara dhe jo të mbizotërojë partitizmi. Ne besojmë te ekonomia e individit, prandaj propozojmë:

Vetëm 2% taksë për pagat deri në 60.000 lekë. Vetëm 10% taksë për pagat nga 60.001 deri në 400.000 dhe mbi këtë shifër 20%. Punësimin e rrit vetëm rritja e ekonomisë së individit dhe bizneseve e jo me premtimet boshe” u shpreh kandidati i Sfidës, Gjergj Bojaxhi.

Sipas “Sfidës” ekonomia e individit rrit pavarësinë ekonomike, punësimin dhe mirëqenien. “Shqipëria ka potencial, mund dhe do të behet! Jemi shumë që mendojmë kështu. Bashkë mundet!” u tha në takimin me mbështetësit dhe simpatizantët e SFIDËS.

Please follow and like us: