Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidati i PD në Berat i bashkohet Ramës

Një tjetër kandidat për deputet ka braktisur Lulzim Bashën.

Lefter Maliqi, të cilin Basha e kishte renditur kandidat të tretë të PD­-së në qarkun e Beratit, pasi bëri një hap pas nga deklaratat ultimative që bëri dy ditë rradhazi ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, tashme njofton se është bashkuar me Ramën.

Maliqi i kërkonte Bashës para dy ditësh të shkonte në Lapardha dhe t’u shpjegonte qytetarëve “Republikën e Re”.

“Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi, socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do t’i kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha. Nëse do të beje për ta, hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë”, shkruan Maliqi në Facebook.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit ka nisur prej 27 majit.  

POSTIMI I PLOTE
Të dashur miq.! Sot pasi kalova paraditen në bregdetin e Durresit pasi u qetësova, u kthjellova dhe u frymëzova po nisem pranë votuesve të mi të qarkut Berat për t’u bashkuar për sfidën e pëbashkët të fitores së thellë. E cila fillon nga Qarku Berat ku unë me ju kemi lidhur besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë se bashku. Origjinës time nga Kucova, vendlindjes Lapardha Berat, sukseseve si ish shef i komisariatit të policisë në Skrapar, Kucovë e Berat, pra njohjeve në gjithë qarkun, si ish kryetar i komunës më te madhe Otllak-Berat, plot suksese, premtime, investime, zgjidhje hallesh e problemesh, mbeshtetje familjeve në nevojë jo vetëm në zonë por gjithë qarkun, si ish deputet si ze i fort i juaji, ku se bashku me z. Berisha inaguruam dhjetra investime, të cilit i jam tepër mirënjohës. Mqse në 2009 isha i 3 dhe dola deputet i PD me votat e majta të kthyera djathtas të cilat siguruan mandatin e 70 dhe vazhdimin e qeverisë Berisha. Në 2013 përseri u rendita i 3 dhe Lapardha-Lumas votuan mbi 50 perqind per Pd duke e nxjerr fitues mandatin e 2 të Ufos mosmirenjohes pa vlera pa vota as në fshatin e tij Terpan ,bashkë me ju sakrifikuan në mbeshtetje të njeri tjetrit si dje në pushtet dhe sot ne 4 vite opozite, ku ne 8 Mars 2016 pritet ne lapardha kryetarin Basha madheshtore mbi 4000 veta i cili ju dha shumë premtime dhe u mahnit nga pritja juaj legjendare duke më cilësuar para jush si miku e tij më të shtrenjtë??? Mqse z. Basha i influencuar nga ufo dhe kuqo të PD qe u beson pazareve të pista të tyre, duke më hequr emrin nga dy gara per kryetar pd dega Berat dhe për drejtor i departamentit të rendit,po kështu me zhgenjeu per kandidimin per kryetar bashkie Berat pasi sot do isha kryetar i sigurt per shkak te mbeshtetjes se gjere nga ana juaj. Në 2015 fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale te Pd u takova me z.Basha per ti dhënë dorën dhe për tu larguar nga ai,por ai reagoj me premtimin se te vazhdoja te punoja forte keto dy vite prane jush dhe mos të flisja me asnje pasi do isha i pari i listes dhe do ti siguroja 3 Mandate. Por cuditetrisht mashtrohem,zhgënjehem dhe renditem i 3. Takohem me z.Basha të shtunën dhe i them me zhgenjeve mua dhe gjithë elektoratin tim dhe i thashe zgjidh o mbaj premtimin te fitosh mandatin e 2 ose zgjidh pazarin e Ufos apo kuqos dhe ke deshtim te thellë në Berat duke i thëne ju pres deri mërkurën pra sot.Ofertat e Bashes ishin qesharake te majme dhe mosbesuese te papranuara nga mua ne takim me te dhe me te tjere të futur nga ai. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave te votuesve të mi qe ishin te zhgënjyer nga Basha kerkuan me vendosmeri qe mos të punoja më për ufo e kuqo por të behesha bashkë me ta. Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qënë para 2009 tek Partia Socialiste,dhe përgjigja ime është do jem si gjithmonë me ju. Jam teper i qetë ne vendimin qe mora pasi po vë interesat e votuesve te mi Lapardha-Lumas,Kucovë e Berat para mashtrimit,shkatërrimit ,zhgënjimit nga Pd e përfaqësuar nga Ufo e Kuqo. Të dashur demokrat të ndershëm bashkohuni edhe ju me mua kundra ufos e kuqos.! Sot është e qartë që Pd po ha vetveten dhe ska cfare i afron Shqipërisë.Unë jam politikan qe kam zgjedhur njërzit e mi mbi cdo parti,dhe partitë i kam parë vetëm si mundësi për tu shërbyer atyre.Kam njohur dhe kam punuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. I kam miq dhe besoj se nuk u kam asnjë borxh. Kam njohur dhe punuar edhe me Lulzim Bashen. Nuk e kam mik dhe nuk më ka borxh mua por u ka borxh njerzve te mi sepse i donte për mitingje dhe per te mbushur cadren e Republikës se re,por jo per ti sherbyer atyre sic i sherbyen ata atij. Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramen. Por skam nevojē ta njoh pasi kam bindje qe do jete mirenjohes ndaj votes dhe mbeshtetjes se fitores se thelle qe do nis nga qarku Berat.Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi,socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha. Nëse do të beje per ta , hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë . Nëse Rama sdo të beje per ta,unë përseri do te zgjedh njerzit e mi dhe jo atë. Suksese Edi Rames dhe PS ne Berat dhe gjithe Shqiperinë.Me mirenjohje i juaji Lefter Maliqi.

Please follow and like us: