Shumica e francezëve, pro dorëheqjes së dy ministrave të emëruar nga Macron
Shumica e francezëve besojnë se dy ministra të qeverisë emëruar nga presidenti Emmanuel Macron duhet të japin dorëheqjen për shkak dyshimeve që rëndojnë mbi ta, referuar një sondazhi të publikuar sot.
Francezët besojnë masivisht se akuzat e ngritura ndaj Richard Ferrand, ministër i Kohezionit të territoreve dhe Richard Ferrand, Marielle de Sarnez, ministër i Çështjeve Evropiane janë të rënda, bën me dije sondazhi i institutit ‘’Harris Interactive’’ për radio RMC dhe web-in informativ Atlantico.
Situata e dy ministrave është e brishtë në momentin kur qeveria e re e emëruar nga centristi Emmanuel Macron nën drejtimin e Edouard Philippe, me bindje të djathta po përgatit një projektligj mbi moralin e jetës publike.
Sipas sondazhit, 73 për qind e të intervistuarve gjykojnë se akuzat e ngritura ndaj Richard Ferrand janë të rënda, 27 për qind kishin një qëndrim të kundërt. Për 70 për qind, ministri duhet të japë dorëheqjen, kundrejt 30 për qind që shprehen pro qëndrimit në këtë post.