Talat Xhaferi flet sërish në gjuhën shqipe, ja çfarë i thotë Dimovskit
Gjatë seancës së sotme, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur sërish në gjuhën shqipe.
Por, një gjë e tillë ka irrituar sërish deputetët e VMRO-së dhe veçanërisht Ilija Dimovskin, i cili iu drejtua sërish duke e quajtur deputet dhe jo kryeparlamentar.
Nga ana tjetër Xhaferi i është përgjigjur: “Nuk e di se si t’ju drejtohem kur ju më drejtoheni si deputet, dhe përderisa ju më drejtoheni kështu, une mendoj se nuk ka asnjë gjë kontestuese.
Unë nuk i ndaj deputetët nëse duhet t’u drejtohem në gjuhën shqipe apo në atë Maqedonase”, ka thënë Xhaferi.
Please follow and like us: