Albspirit

Media/News/Publishing

Tërheqja e Maliqit nga lista e PD, Vata: Sa turp për këtë racë politikanësh pa shtyllë kurrizore

Gazetari Arben Vata ka shkruar në rrjetet sociale mbi tërheqjen e Lefter Maliqit i cili ishte i treti në listën e PD në Berat.

“Për të qeshur dhe për të qarë me këtë soj politikanësh. Flë si demokrat, ëndërron si LSI – st, gdhihet i dyzuar dhe kthjellohet për origjinën që ka, kur kupton se nuk mund të jetë sërish deputet. SA turp për këtë racë pa shtyllë kurrizore”,-shkruan Vata.

Lefter Maliqi bashkë me tërheqjen njoftoi po ashtu bashkimin me Edi Ramën.

Postimi i Vatës:

Lefter Lefteri, në emër të popullit…

Imagjinoni një skenë të tillë në bregdetin e Durrësit: Një person që pasi ka ndërruar dy parti, vendos të rikthehet në bazë, tek socialistët. Ndërsa ky personi është duke medituar duke u kthjelluar nga zhurma e valëve të detit, vjen një i panjohur dhe e prek lehtë në shpatull. “Lefter Lefteri, në emër të popullit…..do të jesh prapë komunist”. Për të qeshur dhe për të qarë me këtë soj politikanësh. Flë si demokrat, ëndërron si LSI – st, gdhihet i dyzuar dhe kthjellohet për origjinën që ka, kur kupton se nuk mund të jetë sërish deputet. SA turp për këtë racë pa shtyllë kurrizore.

Please follow and like us: