Albspirit

Media/News/Publishing

Trump njofton tërheqjen e Uashingtonit nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendimin që të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshje e Parisit për Klimën dhe pritet të mbajë një deklaratë publike gjatë ditëve në vijim, njoftoi sot media amerikane.

E arritur në fund të vitit 2015 në kryeqytetin francez nga më shumë se 190 vende nën drejtimin e OKB-së, kjo marrëveshje synon të limitojë rritjen e temperaturave duke reduktuar prodhimin e gazrave me efekt serrë.

Një tërheqje amerikane do të ishte një goditje për “diplomacinë klimatike” që, para 18 muajsh festonte në Paris një marrëveshje historike, ku Pekini dhe Uashingtoni (në presidencën Obama) ishin arkitektët kryesorë.

Please follow and like us: