Vilma Masha: Kam tre vite që jam në një lidhje, tani nuk jam më e vogël
Vilma Masha, një nga figurat e njohura të ekranit e cila gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil të ulët sa i përket jetës së saj private.
E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Vilma Masha është rrëfyer. Ajo për herë të parë ka folur për lidhjen e saj të dashurisë edhe pse pranon se nuk ka kërkuar asnjëherë vëmendjen nga portalet.“Nuk preferoj të jem në qendër të vëmendjes për jetën time private. Mendoj se nëse dëshiron, në një vend si ky i yni mund të bëhesh protagonist sa hap e mbyll sytë, megjithatë përsa kohë që këto lajme boshe s’më gjenerojnë të ardhura, atëherë nuk kam pse e vendos veten në fokus!”, tregon Vilma.
Më tej ajo na tregon se ka një lidhje prej 3 vitesh. “Po, kam një lidhje prej disa kohësh, më shumë se tre vjetësh tashmë. Po nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes, sepse as partnerit tim nuk i pëlqen kjo gjë.”, shprehet Masha.
Por pyetjes si janë planet e së ardhmes moderatorja i është përgjgijur. “Ashtu janë planet, duke qënë se edhe unë nuk jam më e vogël… Po patjetër, besoj që në një lidhje të konsoliduar gjërat vijnë gradualisht. Them besoj, sepse nuk jam natyrë që eci me plane dhe me përcaktime”, ka përfunduar Masha.