Basha sulmon LSI: S’ka më pazare, shit këlysh e bli qen
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndaluar sot në qytetin e Sarandës, në kuadër të takimetve të tij elektorale me mbështëtësit demokratë.
Në fjalën e tij, Basha sulmoi LSI-në duke thënë se ka ardhur fundi i matrapazeve politike.
Basha deklaroi se “LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej, shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor”.
“Rama do japë llogari për dështimit total, për harxhimin e milionave, ekonominë katastrofë. Edhe LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor, ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përcarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni”- tha Basha.