Bojaxhi: PS ka përballë 30% të qytetarëve të pavendosur
Gjatë një takimi me qytetarët, Partia Sfida për Shqipërinë u ndal te deklarata e djeshme e PS që u kërkoi qytetarëve të mos votojnë partitë e tjera, që të mos detyroheshin te benin serish pazar.
Kandidati i Sfidës për Tiranën, Gjergj Bojaxhi tha: “Në fakt kjo është skandaloze. Qartazi PS është e gatshme të bëjë pazar me këdo që i duhet për të mbrojtur korrupsionin dhe inspektoret e saj në dogana, tatime e kudo. PS thote qe ka përballe PD. Kjo është një genjeshter. Eshtë një mashtrim. Eshtë teatër. Nuk ka përballe as PD, as LSI apo parti të tjera parlamentare që i ka nen sqetull”.
Sipas Bojaxhi, përballe ka 30% te qytetarëve akoma të pavendosur. 1/3 e shqiptarëve që këto 30 dite do mundohen ta blejne apo ta shesin.
Përfaqësuesi i SFIDES apeloi që tek cdo prind që të mendojë për të ardhmen e fëmijëve të tyre nëse duan të trashëgojnë një Shqipëri të partive të korrpsionit apo një Shqipëri të një politike të pastër.
SFIDA shkruan në njoftim se ka një plan të qartë për sigurinë ushqimore, antikorrupsionin, zhvillimin e vrullshëm ekonomik përmes uljes së taksave, uljes së pushtetit politik dhe krijimit te nja administrate me profesioniste e militante.
Gjergj Bojaxhi ftoi shqiptarët në zgjedhje të votojnë numrin 4, për të ngelur në klasë të gjithë këta politikanë që kanë vërtetuar që mashtrojnë dhe nuk ndëshkohen asnjëherë për gënjeshtrat e tyre.
Please follow and like us: