Clinton denoncon një bashkëpunim mes rusëve dhe amerikanëve kundër saj
Hillary Clinton shkoi shumë larg në interpretimin për dështimin e saj kundër Donald Trump duke konfirmuar se rusët ishin koordinuar në sulmet e tyre informatike me ekipin e presidentit republikan.
Kandidatja demokrate, humbëse në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor është ndalur gjatë, në një konferencë shtypi, në fushatën dezinformuese dhe piratimin atribuar nga Uashingtoni me Rusinë dhe ku ajo ka qenë shënjestër muajin paraprirës të zgjedhjeve.
“Rusët, për mendimin tim (…) nuk ka ditur se si t’i transformojnë këto informacione si armë pa ndihmën e amerikanëve”, deklaroi ajo në një konferencë organizuar nga Recode në Rancho Palos Verde, Kaliforni, duke iu referuar informacioneve të rreme të publikuara në internet, me robotët Twitter dhe mesazhet e piratuara.
”Kush, sipas jush, i drejton rusët? Ne kemi marrë shumë informacione mbi kontaktet mes zyrtarëve të fushatës Trump dhe bashkëpunëtorëve të Trump me rusët, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, theksoi ajo.
”Ju mendoni për Trump?”, pyeti gazetarja.
“Po, Po, unë mendoj për Trump. Është e vështirë të mos e bëj”, theksoi Clinton.
Sipas demokrates, shembulli më i mirë i këtij koordinimi ndodhi një muaj para zgjedhjeve, kur mesazhet e piratuara nga ”kutia” e G-mail të drejtuesit të ekipit të saj të fushatës, John Podesta u publikuan ngaWikiLeaks në momentin pas shpërndarjes në media të një videoje të Donald Trump që bënte deklarata të turpshme.
“Ata ishin gati, ata kishin një plan. Ata kanë pritur një dritë të gjelbër, ok, ky mund të jetë fundi i fushatës së Trump”, theksoi ajo duke u ndalur në hetimin e autoriteteve amerikane për të zbardhur dyshimet për ndërhyrjet ruse.
Presidenti amerikan i është përgjigjur në një mesazh në rrjetin social Twitter duke e kritikuar ish-rivalen për paaftësinë e saj për të marrë përsipër përgjegjësinë për dështimin e saj.
“Hillary, e kërrusur, i bën të gjithë përgjegjës përveç vetes dhe refuzon të pranojë se ajo ka qenë kandidatja më e keqe. Ajo akuzon Facebook-un dhe madje dhe demokratët dhe DNC-në, komiteti kombëtar i Partisë Demokrate”, shkruan ai.
Donald Trump iu referua deklaratave të Clinton se informacionet e rreme ndaj saj janë shpërndarë në Facebook dhe se ajo ishte paralizuar sepse partia demokrate nuk kishte sistem informatik të sofistikuar, ndryshe nga partia republikane.
Ashtu si më parë, Hillary Clinton ka akuzuar për dështimin e saj, ish-drejtorin e FBI, James Comey, i cili rihapi për një kohë të shkurtër çështjen e saj të email-eve disa ditë para zgjedhjeve.
“Ai e balancoi këtë dhe unë fillova menjëherë të bie”, theksoi ajo gjithmonë e rezervuar për të bërë një autokritikë të vërtetë të fushatës së saj.
“Kam fituar tre milionë vota më shumë se të tjerët”, përsëriti ajo edhe pse humba zgjedhjet për shkak të mënyrës së zgjedhjeve indirekte amerikane.