Albspirit

Media/News/Publishing

Injorancë kandidatësh në zgjedhjet parlamentare, shprehje që gjenden në fjalorin e Marko Boçarit

Para disa ditësh kandidati për Kryetar Bashkie i qytetit të Kavajës, Dorjan Murati u masakrua nga njerëzit për shkak të gabimeve të pafundme ortografike që kishte në të shkruar. Do të mjaftonte një status ku ai u bënte thirrje njerëzve për ta votuar që të gjithë t’a “masakronin” me ofendime dhe tallje nga më të ndryshmet. Dorjan Murati, më pas kërkoi falje publikisht duke i cilësuar gabimet e tij trashanike si diçka njerëzore.

Mirë po ai nuk është i vetmi analfabet në lista. Duket se kandidatët këtë vit kanë probleme të theksuara me të shkruarin e gjuhës shqipe. Si nga PS, PD, dhe LSI mund të gjejmë gafa trashanike, të cilat nuk i kanë aspak hije një njeriu që pretendon të përfaqësojë në parlament qytetarët.

Partia Demokratike e Hasit, e cila përfaqësohet nga Miftar Dauti, propagandon me gabime të theksuara gramatikore. Është e pamundur të lexosh një fjali të plotë pa të paktën 3 gabime drejtëshkrimore. Nuk bëhet fjalë vetëm për dialektizmat (të cilat në gjuhë zyrtare përsëri nuk janë të pranueshme) por drejtëshkrimi lë shumë për të dëshiruar.

 

 

Partia Socialiste dhe LSI, në Tiranë përfaqësohen nga njerëz që përpra se të kandidojnë për Deputetë, duhet të mësojnë abetaren nga fillimi.

Kandidati për Deputet i Partisë Socialiste në Mollas, fillimisht duhet të mësoj që emri dhe mbiemri (jo vetëm i kryetarit) shkruhen me shkronjë të madhe. Le të mos flasim për gabimet e tjera…

Please follow and like us: