Komunizmi, si mësuan të huaj të punojnë, jetojnë e të martohen si në rrethim
Dekreti i Kuvendit Popullor të Republikës popullore Socialiste që përcaktonte rregullat për martesat e shtetasve joshqiptarë
Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, një numër i konsiderueshëm shtasish të huaj, mbetën brenda teritorit shqiptarë. Regjimi komunist nisi të vendose disa ligje specifike për mënyrën se si ata do të përshtateshin në jetën e re, nën regjimin komunist. Martesa e tyre ishte një ndër aktet që duhej përligjur sipas rregullave komuniste.
Dokumenti që publikohet nga hithra.al, evidenton rregullat që përcaktonin një martesë të një shtetasi të huaj në teritorin e Shqipërisë. Duke qënë se Shqipëria kishte mbyllur çdo komunikim me vendet e tjera, shtetasit e huaj që ishin në Shqipëri në atë kohë, nuk e kishin mundësinë të mblidhnin dokumentacionin e nevojshëm që i siguronte atyre lidhjen në martesë me partnerin ose partneren. Për këtë arsye, regjimi vendosi që çdo dokument që nevojitej mund të sigurohej nga shteasit e huaj, me dëshminë e pesë dëshmitarëve.
Ja dokumenti i plotë që përcaktonte rregullat e një martesë të tshtetasve të huaj në Shqipëri: