Rama me dy gishta në Pukë: Jemi bashkë socialistë dhe demokratë, për flamurin kuqezi!
Nga Puka, Edi Rama ka ngritur dy gishtat lart dhe ka folur kundër flamujve partiake dhe kundër ndasive politike. Ndërsa kërkonte votën për Partinë Socialiste, Rama ironizoi Bashën, por gjithnjë duke i kërkuar socialistëve të mos i shohin demokratët si armiq.
“Të bëhemi bashkë që ta çojmë ta ngulim në oborrin e Europës së Bashkuar se boll ndejtëm larg Europës, jo për faj të Europës po për faj të tifozlliqeve tona, që shkojmë edhe japim votën për stadium. Me dy gishta. Megjithëse këto dy gishtat… duhet të votojmë numrin 2. Edhe demokratët e kanë kollaj. Dhe jemi të gjithë bashkë, socialistë dhe demokratë. Të votojnë numrin 2. Dhe kanë edhe një arsye tjetër që të votojmë numrin 2. Se e panë. E kanë kuptu. Daçin ta kuptojnë. Ato që e kanë kuptu, e kanë kuptu. Ne nuk jemi armiqtë e tyre. Ne nuk duam dasi, po nuk na u dha kurrë mundësia të bëjmë atë që bëjmë. Tashi na erdhi rasti se shkuam e nxorrëm lulin nga çadra. Se sot do ishin me autobota uji për t’u fresku. Do na kërkonin leje të dilnin me rroba banjo”.