Rama i përgjigjet LSI: Me këdo që jeni në qeveri, fajësoni “të madhin”
Edi Rama ka komentuar sot marrëdhëniet me LSI dhe akuzat e kësaj të fundit që prej nisjes së fushatës.
I pyetur në emisionin ‘Opinion’ në lidhje me deklaratat e Petrit Vasilit, kreu i PS tha se kjo është taktikë e LSI sa herë që vjen radha për të ndarë pushtetin me një parti të madhe.
Ai ngriti pyetjen se cili është roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeveri teksa akuzon për luftën ndaj drogës apo Shëndetësinë.
“Një problem që kam me LSI është ky” Si kur ka qenë në qeveri me Berishën, si me Partinë Socialiste për çfarë nuk shkon, e ka fajin ‘i madhi’. Po LSI-ja çfarë bën në qeveri?” – tha Rama.
***
Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Opinion”, ka dhënë disa detaje edhe për takimin e 17 majit me Lulzim Bashën, që solli edhe marrëveshjen për zgjidhjen e krizës.
“Ka qenë diskutim i vështirë, por ka qenë diskutim me një pikë shumë të qartë që të kishim një marrëveshje.
Për mua në paketën McAllister kishte një gjë që ishte e padobishme dhe fyese. Ajo ishte dhe pa takt sepse ata kështu e mendojnë në këto situata.
Paketa thoshte të shtyheshin zgjedhjet në 16 korrik. Unë e kam mbajtur datën që askush të mos tallej me shqiptarët dhe t’i merrte si dele.
A u bë që partitë e vogla të mbeteshin jashtë koalicioneve?
Kam dëgjuar shumë teori konspiracioni” – tha Rama.