Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i refuzon Bashës drejtorin për Hipotekën, zbardhet emri i drejtorit të ri

Kryeministri Edi Rama sapo ka firmosur emrin e drejtorit të dytë të teknik të propozuar nga Partia Demokratike, kryesisht të drejtorit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Por ajo që bie në sy është se në këtë post nuk është vendosur emri i parë që kryedemokrati Lulzim Basha propozoi për këtë post, ai i Arben Ibros. Në krye të kësaj drejtorie është vendosur Arjan Bylykbashi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ilirjan Muhon.

Përpara vitit 2013, Arjan Bylykbashi ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Përmbarimit në Tiranë.

Ndërkaq, pezull ka mbetur ndryshimi i drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe OSHEE, për shkak se Rama refuzoi emrat e Arjan Hoxhës dhe Benard Çaushit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve si edhe emrin e Haki Mustafës në postin e drejtorit të OSHEE-së. Madje vetëm dje është bërë publik emri i drejtorit të ALUIZNIT, Ibrahim Morina.

Please follow and like us: