Albspirit

Media/News/Publishing

Soros deklaron se BE është në “rrezik ekzistencial”

Filantropisti amerikan George Soros, ka thënë gjatë një forumi ekonomik në Bruksel se Bashkimi Evropian është në “rrezik ekzistencial”. Ai ka thënë se BE-ja duhet të fillojë një proces rrënjësor për të shpëtuar veten.

Soros ka thënë se kombinimi i kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme ka dërguar bllokun e 28 vendeve anëtare në një “pikë kthese”. Ai ka shtuar se BE-ja është në mes integrimit të mëtutjeshëm ose shpërbërjes.

“BE-ja nga jashtë, është e rrethuar nga fuqi armiqësore si Rusia e Putinit, Turqia e Erdoganit, Egjipti dhe nga një Amerikë që Trump nuk po mund ta krijojë”, ka thënë ai.

Në të njejtën kohe, Soros ka thënë se BE- ja nga brenda është udhëhequr nga“traktate të vjetëruara që nga kriza financiare e vitit 2008”.

Ai ka shtuar se puna e bllokut po pengohet nga institucione, funksionimi i të cilave është bërë “shumë i komplikuar dhe në një mënyrë kanë ndikuar në mos funksionalitetin e BE-së”.

Soros ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja mund të zgjasë më shumë se pesë vite dhe sipas tij Brexit mund të shfrytezohet nga Brukseli “si katalizator për krijimin e reformave të reja”.

Bashkimit Evropian i duhen rregulla të reja për të ruajtur vlerat e veta, dhe ky objektiv mund të arrihet vetëm përmes vendosshmërisë së anëtarëve të vet dhe “angazhimit aktiv të shoqërisë civile”, ka thënë Soros.

Please follow and like us: