Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet biografia e gruas që zëvendësoi Kreshnik Spahiun

Lumturi Ratkoceri ka lindur me 20 dhjetor 1963 në Tiranë, në një familje intelektuale dhe patriote.
Ajo është e bija e “Mësuesit të popullit” Gani Demir Ratkoceri dhe mbesa e patriotit dhe firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Nebi Sefës.

Lumturia është nënë e dy djemve 32 vjeç (avokat në Gjenevë) dhe 21 vjeç (student në Universitetin e Gjenevës).

Që në moshë të re familja e saj u përball me “luftën e klasave” . Babai i saj dënohet me 9 vjet burg nën akuzën për “Agjitacion e propagandë“.

Në vitin 1991, ajo largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Gjenevë (Zvicër).
Ne vitet 2004-2007, ne kushtet e nje fushate denigruese dhe diskriminuese per komunitetin shqiptar nga ana e partise ekstremiste me te fuqishme zvicerane UDC , zonja Ratkoceri si perfaqesuese e komunitetit shqiptar, mbrojti te drejtat e komunitetit.

Ne vitin 2009, Lumturia, eshte kandidate per deputete nen siglen e partise Demo-kristiane ne parlamentin e kantonit te Gjeneves.
Në vitin 2011, Lumturia kthehet në Shqipëri dhe bëhet një nga themeluesit e Aleancës Kuq e Zi.
Që në 2011 ajo është anëtare e kryesise së AK.

STUDIMET
1978-1982 gjimnazi “Qemal Stafa“ Tirane
1984-1988 Fakulteti i shkencave natyrore, dega matematikë Tiranë
1997-2001 Shkolla e lartë e Menaxhimit (HES) Gjenevë
2005-2006 Specializim « Menaxhimi I institucioneve sociale » Universiteti i Gjenevës
EKSPERIENCA PROFESIONALE
2010 – 2013, Anëtare e Komisionit të Posaçëm Konsultativ , Ministria e Arsimit Gjeneve
2008 – 2011 , Konsulente tek Kompania „Hestia&partners „ Gjenevë
2004 – 2007, Drejtoreshë tek “Universiteti Popullor Shqiptar” Gjenevë
• Përpunimi, zhvillimi dhe koordinimi i aktiviteteve të UPSH
• Prezantimi dhe përfaqësimi i UPSH pranë autoriteteve të kantonit dhe të qytetit, përkatësisht : Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punes dhe të Solidaritetit
• Elaborimi i politikës së komunikacionit të UPSH-së dhe përfaqësimi i tij pranë mediave televizive
• Elaborimi, zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve
§ Anëtare e grupit të punës të Byrose së Integrimit të kantonit të Gjenevës
§ Anëtare e platformës ‘Asile’ krijuar nga shoqatat private të subvencionuara nga shteti dhe ‘Hospice Générale’
EXPERIENCA PROFESIONALE (të tjera)
2002- 2003 , Fakulteti i Drejtësisë, Gjenevë
2000- 2001 , Komisariati i Lartë për Refugjatët (OKB), Gjenevë
1989-1991, Mesuese matematike në shkollën “Politeknike” , Tiranë.

Please follow and like us: