Albspirit

Media/News/Publishing

Anulohet shitja në ankand e mesazheve ngushëlluese për vdekjen e Titos

Një shtëpi ankandesh që kishte parashikuar të organizonte nesër në Malaga një shitje të mesazheve të shkruara nga liderët botërorë për vdekjen e Josip Broz Tito hoqi dorë nga shitja, pasi një muze i Beogradit kishte denoncuar vjedhjen e tyre.

Mes autorëve të mesazheve të propozuara për shitje bënin pjesë George Bush, i vjetri (në atë kohë zëvendëspresident i SHBA-së), palestinezi Yasser Arafat, drejtuesi i fundit i Bashkimi Sovjetik, Mihail Gorbaçov si dhe kryeministrat e vrarë suedez dhe indian, Olof Palme dhe Indira Gandhi.

“Mesazhet, për të cilat Beogradi pretendon pronësinë, janë tërhequr të gjitha nga shitja”, deklaroi Francisco Pinero, përfaqësues i kësaj shtëpie ndërkombëtare ankandesh për dedikimet (International Autograph Auctions).

Sipas muzeut të Jugosllavisë, këto mesazhe ishin të përfshira në librin e homazheve për Titon, drejtuesi emblematik i Jugosllavisë socialiste, në pushtet në vitet 1945-1980, deri në vdekjen e tij.

Serbia kishte kërkuar kthimin e mesazheve të shkruara në librin e homazheve nga liderët botërorë për vdekjen e Titos dhe që u shfaqën në mënyrë misterioze në Spanjë.

Pas vdekjes së tij, presidentët dhe politikanët që vizitonin Beogradin, për disa vite, e kanë pasur të detyrueshëm kalimin në memorialin ku ishte varrosur i ashtuquajturi “mjeshtri i ish-Jugosllavisë”.

Ata ishin të pranishëm në librin e homazheve për Josip Broz Titon, i cili ka qenë një prej krerëve të lëvizjes së vendeve të paangazhuara sidomos në NATO dhe Traktatin e Varshavës, së bashku me indianin Jawaharlal Nehru dhe egjiptianin, Gamal Abdel Nasser.

Please follow and like us: