Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Lamtumirë miku im Tefik Dobrolishti

 

Në moshën 65 vjeçare nga një sëmundje e rëndë i burgosuri politik Tefik Dobrolishti ndërroi jetë në një spital në Itali. Sapo trageti i linjës Bari-Durrës u ndal, të binte në sy lëvizja e njerzve që nxitonin të zbrisnin. Shumë nga këta me vetura të tjerë me çanta në dorë takonin të afërmit e tyre, që kishin dalë t’i prisnin.

Mbasi përqafoheshin largoheshin me nxitim në punët e tyre. Aty pranë të binin në sy disa njërëz të cilët prisnin dhe vështrimi i tyrë qe i mbërthyer andej nga vinin njërëzit.

Lëviznin të shqetsuar sa andej këndej duke pritur dike, ndonjë të afërm për ta takuar.

Me cigare në buzë, thithin e thithin, dukej sikur ishin në garë kush do mbaronte më parë se tjetri. Ishin shumë të tronditur dhe mbi faqet e tyre rridhnin lot papushim.

Po çfarë prisnin këta njerëz, ndonjë të afërm e s’po e shihnin? Jo. Kjo pritje ishte ndryshe nga pritjet e zakonshme.

Më në fund “Ja Fredi” thirri dikush me zë të ngjirur. Dukej nga të qarat e shumta fytyra e skuqur prush. Dy djem me trup të bëshëm mbanin në krahë një arkivol.

Të gjithë ishin veshur zi. Djemtë tani të rritur e bërë burra mbanin arkivolin e babait të tyre të cilët e përcillnin që nga larg, përtej detit. Mbasi u bashkuan me këta që i prisnin, ulën arkivolin dhe filluan e mbuluan me lot e më të qara me dënese.

Si duket qenë të afërmit e të ndjerit. Mbas pak u ngritën dhe u nisën ashtu sic ishin drejt Tiranës. Lajmi ishte përhapur. Dyert e mortit prisnin arkivolin që të futeshin në shtëpi ku të gjithë prisnin në këmbë, vëllezër kushërinj, nipër e mbesa, dashamirës shokë e bashkëvuajtës. Po më në fund arkivoli mbërriti e mbi të qëndroi një fotografi e një burri babaxhan, i qetë me një vështrim të largët.

Kjo fotografi ishtë ajo e mikut tonë, Tefikut e brenda në arkivol ishte trupi i tij, dashmë disi i tretur nga vuajtja e gjatë nga një sëmundje e pashërueshme. Tefiku kish rezistuar shumë për vetë arsyen e trupit të tij të shëndetshëm por dukej se luftën e humbi.

Ky djalë krenar shumë i sjellshëm e i edukuar, të cilin kush e ka njohur nuk do e besonte se kaq shpejt do t’ia vinte shpatullat dherit të ftohtë. Ja ora 15:00 të gjithë sa ishim tek dera e shtëpisë për të nxjerrë arkivolin e për ta vendosur në banesën e fundit.

Kur u afruam tek hyrja të binte në sy mbi arkivol ishin lëshuar të afërmit e tij të cilët qanin me ligje njëriun e tyre të zemrës. Ishtë e vështirë ti largoje. U deshën shumë përpjekje t’i bindje ta lejonin arkivolin të dilte nga shtëpia. Më në fund u nisëm me arkivolin që kalonte dorë më dorë nga njerëz të ndryshëm dhe pas disa metrash u vendos në makinë e pas tij u nisi gjithë kortezhi në heshtje drejt Sharrës.

Përfundimisht arritëm tek varri që priste të mbushej si zakonisht në këto raste. Më në fund e mbuluam me dhé mikun, shokun tonë të vuajtjeve dhe torturave që përdoreshin në burgun skëterrë të Spaçit.

Tefik, lamtumirë, lamtumirë, u prefsh në paqe dhe zoti ta bëftë të lehtë jetën e përtejshme. Ne të mbuluam me dhé ndërsa dhimbjen tënde e mbyllëm në zemrat tona përgjithnjë.

Spaç shtator 1978

Ishte ky gati fund viti që unë mbërrita në Spaç mbasi u dënova nga gjykata e Librazhdit me 25 vjet heqje lirie. Në dhomën që më vendosën ishte dingëz me të burgosur nga rrethe të ndryshme. Aty dallohej qartë, nje djalë i ri, i qeshur, me fizik të beshëm, shumë i urtë dhe i komunikueshëm me të tjerët. Ky quhej Tefik Dobrolishti. Mbasi u takuam u përqafuam dhe me thotë: Mos u mërzisni dhe kurajo sepse kjo gjëmë i ka zënë të gjithë shqiptarëve. Brigada ku unë u vendosa, punoja në zonën e dytë në kushte çnjerëzore, në temperaturën 40 gradë Celsius, nën acidin që rridhte papushim mbi shpinat tona duke na e rrjepur dhe copëtuar lëkurën tonë.

Tefiku punonte në zonën e dytë si shinashtrues (siç i quanim ne) dhe përpiqej gjithmonë të mos kishte probleme në frontin e punës pasi në rast të kundërt të realizimit të normës puntorët lidheshin në pranga. Ai ndihonte shumë dhe të burgosurit e tjerë krahas punës së tij vetëm që ata të mos përplaseshin me policinë.

Ai kishte një shoqëri të gjërë të cilët i mbronte e i mbante afër si klloçka zogjtë. Komanda, njerëzit me reputacion dhe me autoritet i kishte halë në sy dhe sajuan një skenar për ta ridënuar për arratisje. Sajesa nuk u realizua kurrë dhe Tefiku nuk u ridënua por u mbyll në Burgun e Burrelit.

 

Please follow and like us: