Albspirit

Media/News/Publishing

Bimët që ndihmojnë për një gjumë më të mirë

Vuani nga pagjumësia? Ka një zgjidhje të lehtë dhe pothuajse të pa kushtueshme që mund t’ju bëjë të flini më mirë. Zgjidhja janë llojet e mëposhtme të bimëve dhe luleve:

1.Lulja e gjarprit (e njohur si lule-shpata) :
Njerëzit kanë nevojë për oksigjen që të jetojnë por duke marrë sasi më të lartë oksigjeni gjatë natës ndihmon në një gjumë më të mirë. Edhe pse të gjitha lulet çlirojnë oksigjen gjatë ditës, kjo bimë e bën këtë gjatë gjithë kohës, edhe kur ju flini.
Këshillë- Kjo lloj bime mund të jetojë në çfarëdolloj ndriçimi. Ujiteni atë një herë në dy javë.

2.Livando:
Një numër i konsiderueshëm studimesh kanë dalë në përfundimin se kjo lule ju ndihmon të qetësoheni dhe relaksoheni. Ajo çliron një aromë të freskët dhe qetësuese që do t’ju bëjë të flini të qetë.

3.Lulja Lily:
Kjo lloj lule është një pastrues natyral i ajrit, që do të thotë se largon kimikatet e dëmshme dhe alergjikët. Duke mbajtur ajrin të pastër ju do të jeni më të shëndetshëm dhe të bëni gjumë më të mirë gjatë natës.

4.Gardenia:
Nuk mund ta mohojë askush aromën e mrekullueshme të kësaj luleje të hijshme të bardhë. Epo rezulton se kjo aromë ka një efekt qetësues.

5.Jasemini rozë:
Kjo lule e vendosur në komodinën tuaj, jo vetëm që do t’i shtojë bukurinë dhomës së gjumit por aroma e saj është një relaksues natyral. Ulja e ankthit do të thotë një gjumë çlodhës.

Please follow and like us: