Albspirit

Media/News/Publishing

Braçe sulmon ministrin e Transporteve

Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj, i cili vjen nga radhët e LSI-së, pas sulmit të këtij të fundit dje ndaj qeverisë “Rama”. Në postimin e tij të radhës, Braçe i sjell në vëmendje një rrugë pas mbikalimit të Plepave, në autostradën e Jugut-Plepa Rrogozhinë, ndërsa shton se “është një frenë e madhe, e fortë, nëse nuk do të hash kokën”.

REAGIMI I BRAÇES

“FRENA E MADHE NE PLEPA!! Qe ministri i Transporteve është një djalë i mire, një qytetar i mbare, ketë nuk e kam vene kurrë ne dyshim!

Por ne te tilla nivele përgjegjësish, “mirberja” matet me rezultate ne punën qe kryen, gjithnjë ne përmbushje te saj, veçanërisht si shërbim publik.

Kjo rrjepja e madhe qe shihni eshte pak metra pas mbikalimit te Plepave ne autostradën e Jugut-Plepa Rrogozhinë. ESHTE NJE FRENE E MADHE, E FORTE NESE NUK DO TE HASH KOKEN!! Kam katër vjet qe e shoh ministër;

Ishte një e gërvishtur e vogël para kater vitesh, po ja sa është bere mu ne mes te rrugës, thuajse sa gjithë gjerësia e korsisë!

Pa asnjë diskutim qe, unë i njoh meritën Qeverise tone, ministrit te kohës për perfundimin e autostrades Plepa -Rrogozhine, madje dhe te Bypass te Rrogozhinës, lene rrugëve e pa financime nga qeveria tjetër e përbashkët, ajo me Sali Berishën.

Por,
Duhet edhe një kamion me asfalt këtu tek kjo rrjepja e madhe, FRENA E FORTE!
Sepse është një pike e zeze, një arsye per aksident tragjik, posaçërisht natën, per cilindo. Po e le mënjane faktin se rruga ne te gjithë gjerësinë e saj, ketu, po rripet kështu. Me thëne te drejtën, makina ime ka frena dhe nuk ka nevoje per FRENEN E MADHE si kjo!
Dhe jo vetëm unë xhanëm!”, shkruan ai.

Please follow and like us: