Albspirit

Media/News/Publishing

Gavrosh Levonja: Partia Demokratike është Jozefina Topalli…

Pasi ndoqa emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, mësova një fakt të rëndësishëm; Partia Demokratike është Jozefina Topalli.

Ish kryetarja e kuvendit e përsëriti këtë fakt në forma nga më të ndryshmet, në ligjëratë të drejtë e të zhdrejtë, si “PD nuk është e përfaqsuar në zgjedhje, lista “Basha” nuk është e PD-së, PD është përjashtuar, njerëzit që kanë sakrifikuar për PD nuk e shohin veten në listën “Basha” …

Nuk do të kisha asgjë lidhur me ato që po ngre zonja Topalli, nëse kjo do të vepronte njëlloj edhe sikur ta kishte emrin e saj në listën e kandidatëve pëer deputetë. Do ta kisha mbështetur fuqimisht nëse ajo do të kishte mbajtur të njejtin qëndrim si tani edhe në të kaluarën ndaj vendimeve me karakter personal që merrte lideri historik, Berisha.

Dhe, meqë erdhi fjala tek doktor Berisha, mungesa e ndonjë objeksioni e këtij lidhur me listën “Basha” i zhvlerëson pretendimet dhe ankesat e Topallit duke I bërë të duken thjesht nje shprehje e pakënaqësisë së saj për lënien jashtë liste. Topalli në përpjekje për të justifikuar moskundërshtimin në asnjë rast ndaj veprimeve të Berishës, u shpreh se “Berisha respektonte statutin …”.

po athere si është e mundur që doktori të toleronte “shkeljet” e pasardhësit të tij? Në fund jam kurioz të di a ka votuar Topalli për Bashën katër vjet më parë? Si ka qenë e mundur që ajo mos pretendonte kreun e PD-së athere duke qenë se kishte në parti kontribute shumë më tepër se Basha dhe Olldashi. Ashtu si shumë të tjerë në forumet e PD-së edhe ajo ka qenë një produkt “Made in Berisha” gjë që bën mirë ta mbajë vath në vesh.

Please follow and like us: