Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania propozon një autostradë Serbi-Kosovë-Shqipëri

 

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel kërkoi të enjten krijimin e një fondi shtesë për projektet e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në dukje se Brukseli duhej të angazhohej më shumë dhe të investonte në rajon.

“Tani duhet të përshpejtojmë projektet kryesore të infrastrukturës që janë ekonomikisht të rëndësishme, projekte që gjithashtu kanë rëndësi të veçantë simbolike si një autostradë për shembull që do të lidhte Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij në konferencën e 8-të të Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore mbi zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit, organizuar nga instituti “Aspen”, Gabriel tha se për të financuar këtë projekt, ne propozojmë që të krijohet një fond shtesë për projektet e infrastrukturës.

Please follow and like us: