Ina Kosturi: Muzika e Çesk Zadesë në drejtimin e Desar Sulejmanit
Mes shumë aktivitetesh koncertorë të kësaj stine të ngarkuar në Tiranë, koncerti i së premtes, maj 2017 në sallën e Katedrales Ortodokse u shfaq disi ndryshe. 90 vjetori i lindjes së kompozitorit Cesk Zadeja, kolosit të muzikës shqiptare u përkujtua denjësisht, ashtu si vetë muzika që krijoi.
Me autorësinë e muzikës shqiptare dhe veprave më në zë të kompozitorit të njohur, ky koncert do sillte tinguj shqiptarë në kohën e sotme, në një performancë mbresëlënëse dhe ndoshta me rëndësi për interpretimin, vlerat dhe pasurimin e muzikës sonë kombëtare, për të vendosur disa nocione të reja të këndveshtrimit e më gjerë.
Përtej duartrokitjeve që vazhduan gjatë, koncerti i orkestrës e korit të Teatrit të Operës dhe Baletit përcolli mesazhin patriotik të interpretimit të muzikës shqiptare, sjelljen në kohën e sotme të veprave më në zë të kompozitorit Cesk Zadeja, shpalosi ndërthurjen e profesionalizmit në krijmtari e interpretim.
Nëpërmjet koncertit veprat më në zë treguan dhe njëherë madhështinë e kompozitorit, u shndërruan në homazh nderimi e njëkohësisht u evidentuan si dokument i gjallë i kësaj krijmtarie. Suksesi i këtij koncerti konfirmoi tingëllimin aktual e interesant të veprave, tingëllim sa shqiptar e modern.
Salla e Katedrales Ortodokse , më e mira sot për gjithë mundësitë që ofron, dinjitoze për një koncert të tillë duket se iu bashkua gjithë panoramës së interpretimit, duke treguar sa me vlerë dhe bashkëkohore është kjo muzikë. Interpretimi tregoi dhe konfirmoi nivelin e sotëm të trupës së Teatrit të Operës e Baletit, ndërsa dirigjenti Desar Sulejmani është protagonisti që i dha jetë një interpretimi të shkëlqyer .
Në rolin e protagonistit në një koncert pa solist, vetëm me një këngëtar në pjesën e njohur “Hej ju male”, interpretuar nga Armando Likaj, dirigjenti Desar Sulejmani realizoi nëpërmjet rolit të dirigjentit pasqyrimin në kohë të veprave më të rëndësishme të krijmtarisë së kompozitorit Cesk Zadeja.
Suita e filmit “Skënderbeu”, suita e baletit” Lumi i vdekur”, “Tre skicat simfonike” si vepra e fundit e kompozitorit shkruar në 1996, Simfonia Nr 1 shkruar në 1956, sollën tingëllim të plotë të krijmtarisë, të veçantë për specifikën e secilës vepër, një program tërësisht shqiptar .
Siuta e filmit “Skëndërbeu” ishtë preludi dhe vazhdimësia e koncertit në sensin e nivelit artistik, e sjellë ndoshta në variantin më të bukur për këndvështrimin , interpretimin e fuqishëm të një orkestre kompakte, virtuoze njëkohësisht pasionante duke theksuar në krijmtarinë e kompozitorit herë karakterin epik e herë atë lirik. Kwshtu do vazhdonte në gjithë koncerti, duke kaluar me një frymë gjithë këtë krijmtari, motivet e se cilës varjojnë nga veriu në jug , me klarinetën që do ndërhynte bukur në suitën e baletit” Lumi i vdekur”, me gjuhën e pasur dhe një tigëllim të rrallë të mjeshtrit Zadeja.
Dirigjenti Sulejmani ishte dhe gjetja e duhur për këtë realizim, një pianist, dirigjent, pra sipas modeleve të sotme në botë, një muzikant me formim të gjerë. Shkolla e aktiviteti i sukseshëm në Gjermani e jashtë saj , profesionalizmi do pasqyrohej në kërkesat e larta e interpretimin e orkestrës e cila u përgjigj me një lojë tejet kompakte, sektorë të unifikuar, harqe dhe frymë të nivelit të lartë , sektorë që shfaqeshin fuqishëm si solistë. Kjo muzikë kërkon impenjim , ritëm dhe përtej saj e profesionalizmit, tek dirigjenti spikati dhe pasioni, dashuria , njohja e kësaj muzike në imtësi . Me vizion të qartë duket se bashkoi talentin, profesionalizmin duke na dhënë një tingëllim bashkëkohor e njëkohësisht shqiptar.
Si njohës i krijmtarisë së Cesk Zadesë duket se e solli këtë krijmtari në kohë, duke shpalosur aftësinë e një dirigjenti të suksessëhm në skenat jashtë vendit me pasionin e muzikantit shqiptar , me vizion të qartë dhe dashuri për muzikën e vendit të tij dhe të parëve.
E veçanta e interpretimit të kësaj krijmtarie ishte dhe theksimi, apo përpjekja për të nxjerrë në pah , evidentuar karakterin lirik, pasionant në veprat e Cesk Zadesë. Ky koncept që gjeti pasqyrim në këtë koncert duket se e vendos dirigjentin Sulejmani në rolin e një studiuesi të detajeve të imta, dhe bën diferencën me interpretimet e mëparshme të kësaj krijmtarie.
Koncepti ndryshe, evidentimi i lirizmit, interpretimi më pasionant i veprave, unifikimi apo ritmi si koncept brenda veprës e përtej saj në gjithë shtrirjen nga njëra vepër tek tjetra, mundësuan përjetim ndryshe të gjithë krijmtarisë dhe dëshmuan aftësitë e dirigjentit si muzikant e njohës i muzikës shqiptare, e më tej dëshmuan personalitetin për të zotëruar e drejtuar orkestrën drejt këtij vizioni të qartë.
Krijmtaria e Zadesë vjen sërisht në Universitetin e Arteve në 6 qershor , me të tjera vepra e të tjerë kompozitorë shqiptarë, ndërsa portreti i dirigjentit pasurohet me interpretimin si pianist në skenën e Universitetit të Arteve nw 4 qershor, në formazionin duo, me vepra interesante dhe premiera.
Muzika shqiptare dhe skena jonë kanë nevojë për të tilla bashkëpunime, evidentime dhe trajtime specifike të krijmtarisë, e njëkohësisht për të shpalosur talentin e një brezi të sotëm muzikantësh e më rrallë dirigjentësh, mes të cilëve spikat Desar Sulejmani.
Muzika e Zadesë ne heshtje, mes duartrokitjeve duket se dha një mesazh për vlerësimin e mjeshtrave të artit në kohët e sotme…