Albspirit

Media/News/Publishing

Kreshnik Spahiu “braktis” Shqipërinë

 

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi lë Shqipërinë.

Një javë pas dorëheqjes dhe të nesërmen e zgjedhjes së kryetarit të ri të AK, Kreshnik Spahiu është fotografuar sot në aeroportin “Nënë Tereza” duke u nisur drejt Milanos.

Nuk dihet nëse Italia është destinacioni apo Milano një tranzit për Spahiun dhe nëse ky largim është i përkohshëm, duke iu referuar “goditjes” së fortë të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

“I tradhtuar” nga aleati tij Lulzim Basha mesa duket Kreshnik Spahiu ka vendosur të qëndrojë edhe larg Shqipërisë, të paktën për disa kohë.

Kreshnik Spahiu deklaroi para disa ditësh publikisht daljen nga politika.

Please follow and like us: