Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta Soros-Orban

George Soros vazhdon të nxisë Bashkimin Evropian që t’i bëjë presion Polonisë dhe Hungarisë për të mbrojtur sundimin e ligjit.

Financieri miliarder amerikan e përshëndeti qëndrimin e prerë të bllokut ndaj të dy këtyre vendeve, për të cilët kritikët thonë se po marrin gjithmonë e më shumë një karakter autoritar.

Kohët e fundit me mijëra vetë kanë dalë në protesta të organizuara në mbrojtje të Universitetit të Sorosit, “CEU” në Hungari, i sulmuar ashpër nga qeveria e Viktor Orban.

“Jam i mbushur me admirim për mënyrën e guximshme sesi populli hungarez i ka rezistuar mashtrimit dhe korrupsionit të shtetit mafioz që ka krijuar regjimi i Orban. Jam gjithashtu i inkurajuar nga mënyra energjike, me të cilën i janë përgjigjur institucionet evropiane sfidave që paraqesin Polonia dhe Hungaria”, tha George Soros, financier.

Vet kreu i ekzekutivit hungarez, Orban e portretizon Sorosin si një spekulator financiar, që mbështet emigracionin masiv në Evropë.

Themeluesi i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur kishte edhe një paralajmërim për BE-në. Ai mendon se blloku po përballet me një krizë ekzistenciale dhe se nuk duhet të lejojë që bisedimet e zgjatura të “Brexit”-it t’ia tërheqin vëmendjen nga reformat jetike.

Please follow and like us: