Albspirit

Media/News/Publishing

SFIDA: Ka shpresë, shqiptarët të mos largohen sërish

Gjergj Bojaxhi

Ky vend ka shumë shpresë. Shumë. Gjithsesi duhet të kthejmë kokën para se të shohim përpara.
Kaq i mirë ka qënë ky vend gjatë “Rilindjes” sa për katër vjet humbën shpresën 200.000 shqiptarë dhe lanë gjënë e tyre më të shtrenjtë: tokën ku ishin rritur, njerëzit e dashur pa të cilët s’jetonin, shoqërinë e zgjedhur në vite dhe shtëpitë që ndërtuan me aq mundim e sakrifica.

U larguan se panë një vend që nuk drejtohet nga e drejta por nga militantizmi dhe njohjet personale.
Ikën se “Rilindja” i humbi edhe shpresën e fundit, se pas zhgënjimeve të përsëritura nga Berisha, Nano, Meta, e së fundmi Rama. Pritën shtetin e së drejtës, do zhdukte korrupsionin në spitale, në emerimet e mesuesve, sdo shkarkonte punonjës për bindje politike apo s’do mbushte tatimet, doganat e gjithë tollovinë e inspektoreve me shtresën me të paaftë e hajdute të shoqërisë.
Priten qe Edi të sillte intelektualë e jo të fortë në Parlament, të mos binte nën grackën e interesit të një privati për të hartuar ligjet e shtetit, të mos i jepte tendera e koncensione pafund atyre që i vardiseshin si çamçakiz pas këpucë. Së fundmi priten që Edi perveçse do i bente të kuroheshin pa lekë dhe të kishin ilaçe të paskaduara, nuk do lejonte që droga e grupet kriminale të shetisnin në makina shteterore – pasi ai “do bënte shtet”. Do bënte shtet siç po premton sërish. Në fakt, të vetmet vende pune që hapi ishin ata pozicione që lanë bosh këta 200.000 që u arratisen nga sytë këmbët.
Sërish ju gënjejnë, pasi qeveria nuk hap vende pune por i hap tregu. Të gjithë që ju premtojnë ju gënjejnë.

Ndaj:
Shqiptarët duhet të eleminojmë nga skena politike këtë 10 vjecar PS-LSI-PD dhe ta ri-themelojmë klasën politike përmes qytetareve profesionistë dhe me integritet. Shqiptarët duhet të ngrenë çadra para selive të këtyre partive parlamentare ku t’i kërkojnë dorëheqjen nga politika dhe të ngrenë mbi ato gërmadha themelet e një politike të pastër që nuk ngaterron shtetin me pushtetin, ekpertët me militantët, ligjin me urdhërin.
Ne, qytetarët e këtij vendi, duhet t’i prishim çdo skemë të tyre në parlamentin e ri që duan ta mbushin ose me femijët e të fortëve, ose me hajdutët e administratës. Përballë do na kenë edhe 10 apo 20 vjet, derisa ti provojmë shqiptareve që nje produkt i skaduar nuk bëhet më i fresket.
Meta e pamë me bllok në dorë , nuk bëhet më i ndershëm, Basha është një i akuzuar që i iku me vrap drejtesise sone plakë, nuk bëhet më i ndershëm. Rama pushtoi nje shtet jo për të bërë shtet por për të bërë shtetin autoritar. Edhe ky nuk bëhet me i mire.
Ne nuk ikim nga ky vend. Te ikin ata nga politika. Ne do rrisim femjët në këtë vend.
Shqipëria ka shumë shpresë. Eshtë koha për ndërgjegjësim. Ne kemi planin për rimëkëmbjen e ekonomisë, kundër korrupsionit, departizimin e administrates dhe sigurinë ushqimore.
Bashke jemi shume qe e duan kete gje. Bashke mundet.

Please follow and like us: