Shenjat që tregojnë se lidhja juaj ka marrë fund
Shenjat paralajmëruese që tregojnë se lidhja juaj nuk funksionon siç duhet:
1. Kurrë nuk shkoni te njëri-tjetri për mbështetje emocionale, por kërkoni njerëz të tjerë.
2. Partneri juaj përpiqet t’jua ndërpresë lidhjet me familjen dhe miqtë.
3. Partneri nënkupton se jeni budallaqe, ose “e zgjuara” në marrëdhënie. Ai përpiqet që t’ju dekurajojë nëse doni të provoni diçka të re, sepse “ndoshta s’do ta kuptonit”.
4. Partneri nuk e respekton përgjigjen tënde, nëse thua “jo” për diçka.
5. Partneri nënkupton se të vlerëson vetëm për seksin, ose pamjen, ose aftësinë për të fituara para.
6. Ju nuk mund të identifikoni ndonjë mënyrë sesi keni ndikim pozitiv mbi njëri-tjetrin. P.sh., nuk keni adoptuar ndonjë nga interesat e njëri-tjetrit, as i keni mësuar njëri-tjetrit ndonjë aftësi të re.
7. Mirëpo, ju mund të identifikoni mënyra sesi keni pasur ndikim negativ te njëri-tjetri, kryesisht, zakone të këqija, si të pirit shumë, dembelizmi, ose duhanpirja.
8. Partneri juaj nuk ju bën të ndiheni mirë me trupin; ai nxjerr në pah flokët tuaj të hollë, ose lëkurën me probleme.
9. Nuk keni një sens të sigurisë në marrëdhënie: jeni ndarë disa herë.
10. Përfundoni duke bërë gjëra për të cilat ju vjen turp nga njëri-tjetri, p.sh., mund të bërtisni në sy të fëmijëve.
11. Partneri juaj nuk u kushton rëndësi emocioneve tuaja, veçanërisht frikës që ju mund të ndjeni në situata të caktuara.
12. Partneri ju përfshin në aktivitete joetike, si p.sh., në mashtrime zyrtare.
13. Ndiheni më keq me veten, pas fillimit të kësaj marrëdhënieje; keni më pak vetëbesim dhe cilësi më pak pozitive.
14. Nuk jeni e aftë që ta keni vëmendjen e tij, kur doni të bisedoni diçka me rëndësi.
15. Partneri tallet me ju.
16. Partneri juaj nuk duket i interesuar kur ju keni sukses, ose përpiqet ta pakësojë atë.
17. Nuk ndiheni i aftë që të mbështeteni tek ai. Nëse do të donit të zbulonit diçka delikate për veten, nuk jeni e sigurt nëse ai ju respekton ose do t’ju ndihmojë.
18. Partneri/ja bën shaka se do t’ju lërë, ose ju tall se ka një grua “të dytë”, ose “një burrë si ju”.
19. Kur nuk jeni pranë njëri-tjetrit, ai ju harron.
20. Kur ju nuk bini dakord, ai këmbëngul që ti duhet t’i bësh gjërat ose siç do ai, ose të heqësh dorë.
21. Nuk jeni e sigurt sa mbështetës apo i besueshëm do të jetë partneri juaj, në një situatë kur ju vërtet keni nevojë (p.sh., nëse një njeri i afërt sëmuret).
22. Fajësoni partnerin se jeta juaj nuk është aq e kënaqshme sa do të donit, ose ai ju fajëson ju.
23. Partneri juaj i nënvlerëson interesat dhe projektet tuaja. Ai i gjykon gjërat që ti bën nga rëndësia që ato kanë për vetë atë.
24. Ju refuzoni të flisni për gjëra me rëndësi, si p.sh., vendimi për të bërë një fëmijë.
25. Nuk mendoni se ai do të jetë një prind i mirë.
26. Ka raste kur e shmangi kthimin në shtëpi dhe shkoni në një bar, pasi kjo ju duket më relaksuese pas një dite të lodhshme pune.
27. Jeta juaj duket jashtë kontrollit, p.sh., ju të dy shpenzoni më tepër sesa fitoni.
28. Nuk mund të mendoni për alternativa për t’u bërë një ekip më i mirë.
29. Partneri juaj është burimi i surprizave negative, si p.sh., harxhon shumë para nga llogaria juaj e përbashkët.
30. E kapni atë duke gënjyer vazhdimisht.
31. Ai del dhe nuk ju thotë ku shkon, ose nuk kthehet në shtëpi në kohë dhe nuk jep shpjegime për këtë.
32. Shqetësoheni se partneri mund të zemërohet me ju.
33. Ndiheni si të bllokuar në marrëdhënie.
34. Kur grindeni, ju bëheni tejet mbrojtës.
35. Keni frikë se partneri mund të zemërohet as sa t’ju lëndojë.
36. Kur grindeni, fajësoni njëri-tjetrin dhe nuk e merrni fajin përsipër.
37. Jeni shumë kritikë ndaj njëri-tjetrit dhe ndiheni të kërcënuar për fushat ku nuk jeni të mirë mjaftueshëm.
38. Partneri ankohet për ju te familja ose te miqtë.
39. Ju i gënjeni të tjerët pasi ju vjen turp për sjelljen e partnerit, p.sh., përpiqeni ta shfajësoni atë kur nuk vjen me ju në një event.
40. Ndiheni vetëm kur jeni bashkë.
41. Nëse do ta vlerësonit partnerin në një shkallë nga 1 në 10 në cilësi si ngrohtësia, besimi dhe mbështetja, do t’i jepnit më pak se 5 pikë.
42. Nuk mbani mend se kur ju ka mbështetur.
43. Mungon afeksioni në marrëdhënien tuaj, rrallë putheni, prekeni apo i buzëqeshni njëri-tjetrit.
44. Partneri është obligues kur bëhet fjalë për seksin.
45. Partneri e konsideron veten me më tepër vlera se ju.
46. Partneri ju mban të varur emocionalisht dhe ju nuk keni një sens të shëndetëshëm ndërvarësie.
47. Partneri ju krahason vazhdimisht me njerëz të tjerë, në mënyrë të pafavorshme.
48. Kur bëni debat, përfundoni në kërcënime finale të tipit “Nëse nuk… do të…”
49. Mund të keni në mendje miq ose kolegë, me të cilët mund të krijoni një marrëdhënie.
50. Tradhtia.
51. I thoni njëri-tjetrit “i çmendur” gjatë grindjeve.
52. Dhuna.