Shkarkohet drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë për pjesëmarrje në fushatën e PS
Shkarkohet drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë Marisa Kacori.
Ajo është shkarkuar me motivacionin e pjesëmarrjes në fushatën e Partisë Socialiste dhe përdorimin e administratës për fushatë.
Ky është një nga disa shkarkimet që kanë ardhur si rrjedhojë e pjesëmarrjes së drejtorëve në fushatë. Shkarkimi ka ardhur nga ministrja e re e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha.
Kaçori është shkarkuar për pjesëmarrje në fushatë në orarin e punës.
Disa orë më parë ndodhi edhe shkarkimi i Drejtorit të Postës Shqiptare. Ditët e fundit ka patur një valë shkarkimesh nëpër rrethe në disa drejtori për pjesëmarrje në fushatë.
Please follow and like us: