Albspirit

Media/News/Publishing

Aleanca Macron-Bloomberg kundër Trump

Donald Trump i ka kthyer kurrizin planetit dhe tani është koha që planeti t’i kthejë kurrizin SHBA-së. Pas dërgimit të një mesazhi në gjuhën angleze të presidentit francez Emmanuel Macron, në formë reagimi kundër vendimit të Trump për të tërhequr SHBA-në, nga “Marrëveshja e Parisit”.

Miliarderi dhe ish-kryetari i Bashkisë së Neë York-ut, Micheal Bloomberg ka bërë një donacion prëj 15 milion dollarë për kauzën e mbrojtjes së mjedisit dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike. Një ditë pas zyrtarizimit të këtij donacioni ai është pritur në Pallatin Elize, nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Në përfundim të këtij takimi është vendosur se marrëveshja nuk e ka të nevojshme mbështetjen e Trump dhe se lufta kundër ngrohjes globale mund të bëhet edhe me anë të bashkëpunimit të sipërmarrësve privatë dhe shteteve të veçanta brenda SHBA-së. Duke folur në krah të presidentit francez, Bloomberg tha se amerikanët nuk kanë nevojë për Trump që të vazhdojnë të mbajnë detyrimet e tyre përkundrejt planetit. Mësohet se Bloomberg i ka shprehur presidentit të ri francez se ai përbën një frymëzim për të gjithë amerikanët në një kohë që në Shtëpinë e Bardhë po implementohen politika kundër interesave të së ardhmes së tyre

Please follow and like us: