Albspirit

Media/News/Publishing

Dalina Fico në një kuvendim me Qemal Stafën.. …dhe rend me fjalën e zjarrtë të Partisë në gojë

Ish-bashkëshortja e kryeministrit Rama dhe njeriu i afert i kandidatit numer nje ne Gjirokaster, Bledi Cucit, në një hartim botuar në revistën “Ylli”, një ndër revistat e rëndësishme të propagandës komuniste… “Shkruaj  e shkruaj me mendim të gjatë në kokë, me dëshirën e madhe në zemër, të ec në rrugën e heroit të partisë dhe të popullit, Qemalit”

Regjimi komunist na ka lënë shumë trashëgimi. Na ka lënë elitën politike, elitën e biznesit, elitën e intelektualëve, por na ka lënë edhe elitën e mediave e shoqërisë civile. Ata që kanë bërë propagandën në diktaturën komuniste, e menaxhojnë edhe sot opinionin publik. Ata që me zjarr e dashuri të pakufi i thuren vargje Partisë së Punë së Shqipërisë, na flasin sot nëpër studiot televizive me po kaq pasion e zjarr për vlerat e demokracisë. Një prej tyre është edhe Dalina Fico, ish-bashkëshortja e kryeministrit Rama.

Po të shfletosh revistën Ylli, gjen atje një artikull të botuar nga Dalina Fico i titulluar “ Para Bustit të Qemalit…”.

Kuvendimi i Dalinës me heroin e komunizmit është mbresëlënës. Atje ka ndjenja të forta për heroin e popullit dhe të partisë, në rrugën e të cilit Dalina donte aq shumë të ecte.  Dha ia ka dalë në fakt se sot ajo është një ndër njerëzit më aktiv që mbrojnë me pasion të madh elitën që mori stafetën e  dikaturës komuniste. Më poshtë publikohet  hartimi i  Dalina Ficos në revistën “Ylli” në vitin 1984. Lexojeni dhe do të kuptoni pse ajo është sot një aktiviste kaq e rëndësishme në jetën publike të Shqipërisë së kapur peng nga pasardhësit e diktaturës. Nuk është vetëm Dalina. Nëpër revistat e kohës së diktaturës gjen plot emra që sot zhvillojnë beteja në studio televizive në emër të vlerave të demokracisë. Shijojeni hartimin e Delinës….

Revista “Ylli” tetor 1984

Nga Delina Fico

Para Bustit të Qemalit..

Pranverë. Në qiellin pa re dielli lëshon rreze të arta që duken sikur zbresin në tokë plot ngrohtësi e gëzim. Të duket sikur gjithçka fillon të buzëqeshë nën këto rreze të ngrohta gjithkush e ndjen në çdo çap të tij pranverën. Hyjmë në shkolla të qeshur plot ëndërra të bukura, shpresa të mëdha, dëshira të zjarrta. Mes tyre hyj edhe unë. Eci. Dikush më vështron.kthej kokën. Ah, po! Është Qemali.Çdo ditë tek hyj në shkollë e qeshur a e mërzitur, e qetë apo e shqetësuar ai më pret dhe më shikon me ata sy të qetë, të thellë, të gjallë , më të gjalla se sytë e çdo tjetri që kam pranë. Edhe për një çast me syve tona nis kuvendimi. Më tregon për përpjekje, beteja e heroizma. Jeta e tij qe e shkurtër, por heroike. Ndihej të ma ngrohte zemrën flaka e atyre ditëve të kuqe. E shoh Qemalin, tek rendte rrugicave, shtëpi më shtëpi me fjalën e zjarrtë të partisë në gojë.

Edhe unë i tregoj. I flas për shokët, shkollën, gëzimet e shqetësimet dhe nuk i mbaj dot asnjë të fshehtë. Ndoshta pse duket se sytë e tij e shohin shpirtin tim më mirë se sa unë vetë, ndoshta se ky kuvendimi ynë është i panjohur për të tjerat. “Qemali ka vdekur”- thotë dikush. Jo, s’është e vërtetë. Njeriu vdes kur i vdes zemra, ndërsa zemra e Qemalit është më e gjallë se kurrë dhe e ndiej tek pulson. Tak-tak-tak. Në hapin tim, në hapin e shokëve, në hapin e ditëve tona e ndjej fjalën e tij, e shoh veprën e tij. Ndoshta zëri s’i dëgjohet, por ska pengesa që ta ndalë zemrën e tij trime, zemrën komuniste, zemrën e zjarrtë të Qemalit.  Ajo kapërcen edhe kufinjtë e pamatshëm të vdekjes. Tring-tring. Diku bie një zile. Tring-tring, është zilja që na fton në mësim. Hyj në klasë. Ulem. Sot kemi hartim “Para bustit të Qemalit”, kjo është tema.

E ç’të shkruaj tjetër veçse për kuvendimin tim me të? Shkruaj, shkruaj me mendim të gjatë në kokë, me një dëshirë të madhe në zemër, të eci në gjurmët e Heroit të Partisë dhe të Popullit, Qemalit.  Edhe këndoj:

Hedh hapat e sigurt drejt shkollës sonë

Dhe dehem sot nga arom’ e  gëzimit

Krahëhapur na pret ajo ne

Me zilen gëzimplotë të mësimit

 

Ulem në bangë ku Qemali mësoi

Prej saj fuqishëm më flet historia

Dhe vitet që vijnë dhe vitet që shkojnë

Mbi supa e mbajnë atë nga lavdia

 

Ndër vite kjo shkollë do na shohë si rendim

Të qeshur, gazmorë, përherë në aksion

E rreth kësaj bange Qemal, ne thamë:

Si ti, pas Partisë do ecim gjithmonë./ Hithra.al/

Please follow and like us: