Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncim/ “Furgonë me sloganin e PS shpërndajnë miell në Delvinë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarëve, të cilët shprehen se ka nisur blerja e votave, duke iu referuar një rasti të fundit në Delvinë.

Referuar shkrimit  PS akuzohet se ka nisur blerjen e votës duke shpërndarë thasë me miell përmes furgonëve me logon dhe sloganin e Partisë Socialiste:

“Shqipëria që duam” e ka nisur fushatën e saj të blerjes së votave, këtë herë jo me para kanabisi, por me thasë mielli. Lexuesit kanë raportuar se gjatë ditës së sotme, furgonë me logon e PS-së dhe sloganin e tyre “Shqipëria që duam” kanë nisur që të shpërndajnë miell.

Fotoja që shikoni është bërë mesditën e sotme në Delvinë. Por sa po blihet vota duke përdorur thasë mielli? Siç kanë treguar qytetarët, jepet një thes mielli në këmbim të 4 votave”.

Please follow and like us: