Albspirit

Media/News/Publishing

Gani Mehmetaj: Shqiptarët katolikë të Shkupit ishin aristokracia e bërthama e qytetit

 

Shqiptarët katolikë të Shkupit ishin aristokracia e qytetit. Ata e formuan bërthamën e qytetit të vjetër, përtej Urës së Vardarit, ata i vunë bazat e shoqërive artistike e muzikore shqiptare jo vetëm për Shkupin, por për tërë Dardaninë. Pse të mos thuhet e vërteta se sllavët ishin shërbëtorë e çifçinj të tyre. Tregtia, përpunimi i arit e argjendit, pronat e mëdha ishin në duart e tyre të shkathëta. Nga filmat dokumentarë e fotografitë e vjetra, që ruhen në arkiva filmi, rrezatojnë qytetërim e kamje.
Shqiptarët katolikë të Shkupit e morën rolin prijatar, ishin ndriçuesit e pjesës tjetër të shqiptarëve, sepse kishin mbaruar shkolla të larta në Itali e Francë, meqë në Shkup ishte vetëm një medrese turke, ku arsimoheshin edhe shqiptarët myslimanë.
Nga gjimnazi “Zef Lush Marku” i Shkupi dolën breza të artë të shqiptarëve të arsimuar, sot shtylla intelektuale në Maqedoni e Kosovë.
Por pas vitit 1981 kur nisi terrori kundër shqiptarëve të arsimuar e nacionalistëve, shqiptarët katolikë dhe intelektualët ikën nga Shkupi, erdhën në Prishtinë e Prizren, por shumë prej tyre ikën edhe në Perëndim apo në Kroaci e bregdetin dalmatin. Kanë mbetur fare pak shqiptarë katolikë në Shkup, kryesisht të vjetrit që e kryen misionin ndriçues. Të përmallojnë kur i tregojnë peripecitë e tyre në emisione televizive të RTV 21.

Please follow and like us: