Albspirit

Media/News/Publishing

Hasimja: I gjithë shteti është vënë në funksion të partive politike

Kandidati për deputeti i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në studion e “Ekopolitikë”  në Oeranews” se shteti është vënë në funksion të partive politike.

Referuar zndryshimeve që po kryhen nëpër disa drejtori që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shërbimet ndaj qyetarëve, Hasimja analizon se këto digastere po kthehen vetëm në shërbim të partive politike, duke humbur përfundimisht edhe atë pjesë të vogël të funsksionit të tyre në shërbim të qytetarëve.

I gjithë shteti është i vënë në shpërbim të partive, duke filluar që nga ajo pjesë e mundësive, favoreve, e burimeve që shteti mund  ti vejë në dorë të qytetarëve, deri aty është future ngjyresa e partive. Dhe jo rastësisht kur e panë njerëzit thanë ça dreqin do PD që të marrë ministrin e Arsimit apo drejtorin e OSHEE. Me këtë e kupton qartë se të gjithë u hutuan. Kemi të bëjmë me dy forca politike që e dinë shumë mirë si funksionon sistemi, sepse janë gjëra që i kanë bërë vetë të dyja”, tha Hasimja.

Ai tha se këta drejtorë teknikë të emëruar nga Rama-Basha janë në deyrë për të ruajtur intreresat e dy liderëve që e nëshkruan këtë marrëveshje. ” Sigurisht për të ruajtur njëri-tjetrin …Në Francë nuk i shkon në mendje njeriu të bëjë marrëveshje dhe zëvedësojë drejtorët e agjencive që ofrojnë shërbime publike. Kjo bëhet në Shqipëri sepse të gjithë këto shërbime publike, e gjithë kjo pjesë e shteti që ka lidhje me interesin e qytetarit është në vënë në shërbim të partive politike. PD e di mirë këtë gjë, prandaj i ka kërkuar këto dhe ka një lloj llogjike. Nuk është se po e kritikoj PD për këtë gjë. Për aq sa kjo gjë garanton mos përdorimin e administratës shumë mirë”, tha Hasimja.

Please follow and like us: