Marrëveshje Moskë-Ankara për shitjen e sistemeve kundërajrore S-400
Rusia është në prag të nënshkrimit të një kontrate me Turqinë që përkon me livrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të teknologjisë së fundit S-400, njoftoi sot prodhuesi shtetëror rus, “Rostec”.
“Moska dhe Ankaraja gati kanë përfunduar negociatat për sa i përket detajeve teknike të kontratës për sistemet S-400”, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Rostec, Sergei Çemezov në një komunikatë.
Kjo shitje e sistemeve mbrojtëse antiajrore të teknologjisë së fundit nga Rusia tek një vend anëtar i NATO-s simbolizon një etapë të re në afrimin mes Moskës dhe ankarasë, që kaluan për rreth një vit një krizë shumë të rëndë në marrëdhëniet e tyre.
Please follow and like us: