Mattis, akuza ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut për të siguruar aleatët
Sekretari amerikan për Mbrojtjen Jim Mattis drejtoi sot akuza ndaj Koresë së Veriut por gjithashtu edhe ndaj Kinës, në përpjekje për të mbështetur aleatët aziatikë të SHBA në lidhje me angazhimet e Uashingtonit përkrah tyre.
Ai filloi me Korenë e Veriut ku siç pohoi ai, programi ushtarak bërthamor është një kërcënim për të gjithë ne. Për rrjedhojë është e domosdoshme që ne të gjithë të bëjmë pjesën tonë për të mbështetur objektivin tonë të përbashkët për denuklearizimin e gadishullit korean”, shtoi ai gjatë një samiti për sigurinë në Singapor, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bashkëpunuar për këtë çështje.
Koreja e Veriut ka kryer sërish të hënën një test të ri me raketa balistike, i fundit në kalvarin e gjatë të një seri raketash dhe testeve bërthamore, në shkelje me rezolutat e OKB-së.
Regjimi komunist kërkon të pajiset me një raketë ndërkontinentale e aftë për të arritur brigjet amerikane, një hipotezë e tillë, referuar presidentit amerikan, Donald Trump nuk ndodhë asnjëherë.