Albspirit

Media/News/Publishing

‘Miss Universe Albania 2017’, më shumë se kompeticion bukurie

Brunilda Gorobelli

Këtë muaj mbahet një aktivitete më të rëndësishme të bukurisë siç është ‘Miss Universe Albania’ në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Katër mentorët këtë vit janë  Xhensila Pere, Marsel Seitaj, Fioralba Dizdari dhe Redi Roshi. Të katërt kanë përvojat e tyre personale dhe profesionale në këtë fushë. Ne kemi marrë në intervista të shkurtra njerën nga mentorët Xhensila Pere dhe prezantuesen Zhaneta Byberi. Sa punë dhe çfarë peshe ka një kompeticion i tillë bukurie jo vetëm për një vajzë që e fiton, por edhe për vendin tonë, këtë e tregojnë vajzat më poshtë.

Jeni prezantuese tek  ‘Miss Universe Albania 2017’, si ndjeheni?

Ndihem shumë e emocionuar. Është një nder vërtet i madh të prezantoj një spektakël tejet prestigjoz në një vend kaq madheshtor sa ç’është Pallati i Kongreseve. Si eksperiencë e parë në prezantim, s’mund ta mohoj që kam shumë emocione, por parapërgatitjet kanë filluar tashmë, dhe besoj se çdo gjë do të shkojë për mrekulli.

A hasni vështirësi?

Vështirësi mund të hasësh në çdo punë që bën. Besoj se vështirësia këtu qëndron vetëm te durimi dhe përkushtimi që i duhet treguar; me qëllimet dhe synimet e qarta në kokë si dhe me pasionin e bashkangjitur, puna bëhet më e lehtë.

Si ju duken vajzat këtë vit?

Vajzat janë vërtet të bukura dhe mjaft të reja në moshë. Këtë vit ka pjesëmarrese nga krahina të ndryshme të të gjithë Shqipërisë, por mbizoterojnë konkurente të shumta në numër që figurojnë nga veriu. Gjithashtu të shumtat e vajzave janë me sy bojëqiell/të shkruar dhe janë mjaft të gjata që të gjitha. Vajzat duken që e kanë me pasion dhe çdo xhirim që është zhvilluar deri tani është mbyllur në mënyrë të përsosur; çdokush ka rezultuar i kënaqur, nga ku ndihmësen më të madhe sigurisht na e kane dhënë vetë vajzat duke qenë gjithnjë të gatshme dhe duke punuar me pasion në sheshxhirim, prova etj.

Çfarë këshille apo sugjerimi ju jepni?

Këshilla e parë që u jepet vajzave është se duhet të buzëqeshin! Ato shpesh harrojnë se një Miss nuk mund të barazohet kurrsesi me një modele; as me ato të kategorive të larta, sepse përkufizimi i një missi është totalisht tjetër për tjetër. Këshillat apo sugjerimet e tjera pastaj ndryshojnë në varësi të vajzave pasi gjithësecila mund të ketë si të thuash “problemet” e saj nga ku përpiqemi të evitojmë çdo lloj ‘defekti’ të mundshëm apo shqetësimi që mund të shprehin apo që mund të hasin vajzat në skenë.

Çfarë do të thotë për një vajzë të fitoi ‘Miss Universe Albania’?

Të fitosh titullin ‘Miss Universe Albania’, ose më saktë të kurorëzohesh si më e bukura e Shqipërisë dhe të të jepet mundësia të përfaqësosh vendin tënd në eventin më të madh botëror si ç’është ‘Miss Universe’ si ambasadore e bukurisë së vendit tënd është një privilegj tejet i madh dhe një mundësi e eksperience që të vjen vetëm një herë në jetë.

‘Miss Universe’ u jep mundësi shumë vajzave të depërtojnë në botën mediatike/televizive shumë më lehtë nga ç’mund ta kishin menduar ato ndonjëherë. Ky konkurs dhe titulli i marrë gjithashtu të jep një ndihmesë mjaft të madh sa i përket edhe atyre synimeve që çdo vajzë mund të ketë; një titull i tillë i jep asaj vajze një rëndësi shumë më të madhe profesionalisht ndaj dhe është sa ndihmesë edhe shtysë për të arritur më shume, dhe jo të mbarojë çdo gjë aty për fituesen.

Si janë raportet me kolegët e tjerë?

Raportet me kolegët janë shumë të mira. Jemi që të gjithë mjaft miq të mirë; kush miq të rinj e kush miq prej vitesh, ndaj dhe në raste të tilla puna në grup është gjithnjë më frytdhënëse dhe zbavitëse.

Please follow and like us: