“Real Madrid”, për të 12 herë mbret i Europës
Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2016/17 duke u bërë skuadra e parë në histori që fiton këtë trofe dy herë me radhë. Reali e mposhti në finale Juventusin 4:1. Ky ishte trofeu i 12-të në histori, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani.
Real Madrid kaloi i pari në avantazh ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në “Millennium Stadium”, në Cardiff. Ishte 4 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ai që shënoi për 1:0 në minutën e 20’të.
Por avantazhi zgjati shumë pak pasi Juventusi barazoi rezultatin. Ishte sulmuesi Mario Mandzukic ai që shënoi për 1:1 në minutën e 27’të (video poshte). Ndersa pjesa e dyte ishe e gjitha per Realin i cili shenoi plot tre here.
Please follow and like us: