Shkarkimet/Paralajmëron LSI: Do të paditen ministrat dhe zv.kryeministrja
Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të deputetes Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër për shkarkimet e fundit në administratën publike.
LSI i cilëson shkarkimet e zyrtarëve të të saj si hakmarrje politike të “marrëveshje së errësirës” .
Mehemtaj njoftoi se LSI ka bërë kallzim për ndjekje penale për ministrat Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhulieta Kërtusha dhe zv/ kryeministren Ledina Mandija në cilësinë e kryetares së task forcë së ngritur nga qeveria që në shkelje flagrante me ligjin në mënyrë arbitrare, dhe në mungesë të plotë të transparencës ka nisur një fushatë hakmarrjeje e shantazhi ndaj punonjësve të ndryshëm në administratë.
Në një deklaratë për mediat ajo denoncoi edhe Task Force e ngritur per kete qellim dhe theksoi se “kjo Task Forcë po përdoret për hakmarrje politike”. Ajo qetësoi gjithë të larguarit, apo të tjerët që janë në listat e zeza se “zyrtarët e LSI që janë hequr nga puna do të rikthehen më 26 qershor”.