Albspirit

Media/News/Publishing

U akuzua se mori pjesë në fushatë, reagon Drejtoresha e Postës në Berat

Një ditë pasi u kallëzua penalisht për pjesëmarrje në fushatë ka reaguar drejtoresha e filialit të postës në Berat Haris Ngjeqari.

Me anë të një deklarate për mediat, Ngjeqari thotë se akuzat janë të pavërteta dhe më tej ajo deklaron se që prej ditës së parë të emërimit në këtë post ka zbatuar vetëm ligjin.

Drejtoresha e Postës Berat shprehet se është e gatshme për çdo verifikim nga organet kompetente ligjore. Ajo u kallëzua penalisht nga zv.Kryeministrja Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës.

Ngjeqari akuzohet se ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular për të paraqitur në të të dhëna personale, me anë të të cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje.

Please follow and like us: