Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Nura: Koalicioni i “Leshit” apo për Shqipërinë europiane?!

 

Politika perdor terminologji te madhe ne defininimin qe i ben vetevetes dhe po keshtu koalicioni qeverises 2013 -2017, ose sic e votuan shqiptaret: Koalicioni per Shqiperine Europiane i cili mori rreth Nje Milion votat e famshme!

Po ku eshte sot ky koalicion i madh politik shqiptar “vlerash” te perbashketa europiane? Saktesisht ne nje gare votash alla shqiptarce, kush ta hedhi tjetrin ne kanal dhe ti marri te gjitha vete, meritat dhe pushtetin!

Te gjithe e mbajme mend kryeministrin Rama dhe drejtuesin e ketij Koalicioni te madh tek i lutej aletatit te vogel te LSI Meta per vazhdimin e ketij koalicioni i cili sipas tij ishte Strategjik dhe ne favor te nje Kauze te madhe Kombetare!

Kuaze e cila kish nevoje edhe per nje parti tjeter akoma me te vogel se LSI, dmth PDIU, qe njihet ndryshe partia e Cameve. Per tu rritur? Jo aspak vetem per te modestuar pushtetin e aleatit te vogel dhe rritur ate te vetevetes, dmth PS dhe Nr. 1 te saj Edi Rama.

Duket se ky zhvillim i pelqeu edhe vete Idrizit, drejtuesit te PDIU-se i cili “bleu” strategji te Meta dhe i shiti te Rama per pak pushtet me shume!

Ku perfundoi sot kjo Kauze e Koalicionit per Shqiperine Europiane? Ne te njejtin drejtim te me parshem, ne fakt. Ate te pushtetit te Nr. 1 te PS, vete kryeministrit “me te mire te te gjitha koherave” qe dikush aty brenda skutave te kesaj partie e quajti “Skenderbeun” e diteve tona!

Megjithese Skenderbeun e di cdo femije i shkollave fillore se ishte heroi qe i bashkoi shqiptaret, kjo gje u tha pikerisht ne nje miting ku thirret me te madhe qe timonin e vendit duhet ta mbaje vetem Ai, “Skenderbeu i PS” karakterin e te cilit e pasqyron deri ne perfeksion karikatura e te famshit Bujar Kapexhiu.

Ky punim artistik i Kapexhiut ne fakt, thote shume me shume nje mije fjale dhe tregon se ky Koalicion formalisht akoma ne fuqi, nuk eshte aspak per nje Shqiperi Europiane, por sic thote populli “Leshi” ose ne me te miren e rastit, anadollak, perderisa po funsionon me modelet e ” Hamzait” te diteve te sotme qe per pushtet tradhetojne cdo gje e cdonjerin.

Europa eshte qe ne themel bashkim vlerash dhe pergjegjesish dhe jo lufte individesh per sa me shume pushtet, me modelin e Erdoganit “te madherishem”…

Please follow and like us: