Albspirit

Media/News/Publishing

Bisedë në Skype pa qenë i regjistruar

Më mirë vonë se kurrë. Kjo ishte motoja që shoqëronte titujt e lajmeve kur Skype vendosi të ofronte një mënyrë të përdorimit të shërbimit pa qenë nevoja të regjistroheni e as të shkarkoni ndonjë aplikacion.

E gjitha që u duhet tashmë është një shfletues dhe qasja në Skype.com. Për të filluar një bisedë drejtohuni në faqen kryesore të Skype dhe klikoni butonin transparent “Start a conversation.”

Sapo të keni klikuar do tu kërkohet të vendosni emrin tuaj dhe ky është emri që të gjithë do të shohin në bisedat tuaja.

Klikoni përsëri butonin Start a conversation tashmë në ngjyrë blu dhe prisni gjer sa dritarja e bisedës të hapet. Po tani, si do ti ftoni njerëzit që dëshironi të bisedoni?

Skype do ju ofrojë një lidhje nëpërmjet së cilët të tjerët mund të vihen në kontakt me ju. Lidhja skadon pas 24 orësh që do të thotë se bisedat nuk mund të vijojnë përtej këtij kufizimi.

Nëse mbyllni dritaren përpara 24 orëve dhe doni të riktheheni, thjeshtë sigurohuni të keni ruajtur atë lidhje unike që Skype ka gjeneruar.

Me anë të këtij shërbimi mund të dërgoni mesazhe tekst, emoji dhe skedarë. Madje mund të realizoni audio dhe video thirrje por vetëm nëse keni të instaluar shtojcën Skype Calling për shfletuesin Chrome.

Edhe pse një veçori e tillë ishte e disponueshme nëpërmjet Outlook.com, kjo e fundit nuk ka fare nevojë për një llogari specifike nga Microsoft apo shërbimet të tjera të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Please follow and like us: