Bojaxhi: Koha që qytetarët të ndëshkojnë me votë tre partitë e vjetra
Anëtari themelues i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, deklaroi se tashmë ka ardhur koha që qytetarët të ndëshkojnë me votë tre partitë të cilat ka në qenë në pushtet për 27 vite.
Sipas tij këto parti nuk kanë bërë asgjë tjetër por vetëm kanë mashtruar njerëzit.
“Një shembull i mashtrimit të këtyre partive politike është edhe kjo lulishte pranë policisë bashkiake që pritet të prishet dhe të mbushet me pallate, ndërkohë që në qershor të 2015 PS dhe kandidaturat e saj premtuan projektin zero ndërtime në Tiranë dhe e kanë shkelur atë me të dyja këmbët”, shprehet Bojaxhi.
Ai shtoi se Sfida për Shqipërinë do të sjellë në vëmendje të publikut të gjitha mashtrimet që sipas tij kanë bërë partitë që kanë qeverisur vendin në gjithë këto vite.